Luka Modriç fitoi Topin e Artë 2018, ndërsa Kylian Mbappe fitoi trofeun Kopa, apo i ashtuquajturi Topi i Artë për futbollistët nën 21-vjeç, gjatë një ceremonie spektakolare në paris.

Por “France Football”, që organizon dhe jep trofeun më prestigjoz individual për futbollistët, ka menduar që Topin e Artë këtë vit ta japë edhe për femrat, të cilat ishin mësuar vetëm me çmimin “Futbollistja më e mirë e vitit”.

Kështu Topi i Artë 2018 shkoi këtë vit për sulmuesen 23-vjeçare norvegjeze, Ana Hegerberg, e cila luan në kampionatin francez me skuadrën e Olympique Lyon.

Norvegjezja njihet si një goleadore me shumë nuhatje, pasi në kampionatin francez të femrave ka shënuar një “lumë golash”, plot 107 të tillë në 82 takime me Lyonin.

Top Channel