Kompozitori i mirënjohur shqiptar, Agim Krajka, ishte i ftuar në emisionin Ftesë në Pesë me Bieta Sulon, për të folur mbi koncertin gala në nder të tij “Të gjithë e duan Krajkën”.

Mirëpo, moderatorja nuk ngurroi të ndante me publikun një të vërtetë interesante që në hyrje të bisedës. Bieta zbuloi se kushti që kishte kompozitori për të ardhur në studio ishte që prezantuesja të ishte e bukur.

E doemos, në rastin konkret, Krajka jo vetëm e pranoi ftesën, por nuk kurseu as komplimentat e sinqerta për moderatoren.

Top Channel