Zbulohet celular në burgun e Shkodrës, nisin hetimet për veprën penale

13/11/2026 17:57

Një aparat celular smartphone është zbuluar në ambientet e përbashkëta të burgut të Shkodrës, gjatë një kontrolli për sende të ndaluara të ushtruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), në bashkëpunim me grupin e sigurisë së institucionit.

“Sot në datën 13.11.2026, në IEVP Shkodër është ushtruar kontroll për sende të ndaluara nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me grupin e sigurisë së kësaj IEVP-je, nga ku është konstatuar në ambientet e përbashkëta një aparat celular iphone.

Nga AMSEVP po kryhen veprimet e para procedurale, në përfundim të të cilave do dërgohen materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”, e parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal”, njofton AMP.

Top Channel