Rruga Lushnje-Hysgjokaj i pësoi plasaritjet e para në vitin e parë pas ndërtimit. Vetëm 13 km e gjatë, kjo rrugë shtrihet në një terren ku toka rrëshqet vazhdimisht.

Ndaj, 4 vitet e fundit banorët nuk i janë gëzuar rrugës që lidh zonën e Myzeqesë me Dumrenë. Në vend të tabelave sinjalizuese ka shkopinj dhe qese.

Banorët fajësojnë punimet pa cilësi. Plot 16.500 banorë të zonës e kanë të vështirë të udhëtojnë, sidomos natën, në rrugën e vetme që i lidh me tregun dhe qytetin.

Shkatërrimi i saj pothuaj në çdo kilometër po i çon drejt izolimit.

Top Channel