Janë dy botë shumë të ngjashme, por edhe me diversitet. Midis Shqipërisë dhe Italisë nga pikëpamja gjeografike është një det që më shumë se na na ndan, në fakt na bashkon. Por një urë bashkimi e pashembullt ka qenë dhe është letërsia. Letërsia migratore, e shkruar nga shkrimtarë shqiptarë, por në gjuhën italiane ngre disa cështje për diskutim ndërmjet një takimi akademik për këtë argument.

“Të mos jesh i gjuhës amtare italiane, pra të lësh gjuhën amtare shqipe dhe të transferosh mendimin dhe strukturën ideore në një kohë tjetër gjuhësore është një nga problemet që mbahen në bazën e psikolingusitikës. Kur shkohet direkt në një gjuhë tjetër, ka bjerrje të mendimit? Ka modifikim të mendimit apo jo? Cili është raporti i editorisë italiane me këto shkrimtarë?”, u shpreh Diana Kastrati, shefe e departamentit të italishtes

Dhe cili është në fakt mendimi i kritikës italiane për këta shkrimtarë?
“Nuk bëhet më fjale për shkrimtarë shqiptarë, por shkrimtarë italianë në të gjitha kuptimet. Mendoj që shumë mirë, sepse Shqipëria ka qenë gjithmonë shumë pranë Italisë. Besoj që nuk gabohem nëse them që tashmë letërsia migratore është e të njëjtit nivel me atë italiane”, tha Alessandra Malgarini, drejtore e Institutit Italian të Kulturës.

Të ftuar në këtë diskutim ishin shkrimtarë si Arben Dedja dhe Artur Spanjolli, që shkruajnë në gjuhën italiane, të vendosur përballë një takimi krahasimor ndërmjet shkrimtarëve që shkruajnë në Shqipëri dhe që përkthehen në Itali si Diana Culi, Prec Zogaj, Vera Bekteshi etj.

“Unë mendoj që ky është një diskutim shumë i bukur, sepse tregon se si shkëmbehen kulturat pavarësisht përkthimit. Ti gjithnjë kupton në këtë përballim me lexues të huaj kupton që letërsia është një urë për të na bashkuar, për të na njohur, për të sheshuar shumë pikëpyetje dhe diferenca”, tha Diana Culi, shkrimtare.

Top Channel