Pjesëmarrja në grupet xhihadiste, GJKKO merr vendimin, shpallen fajtorë 14 shqiptarë, mes tyre dhe ata që nuk jetojnë më Loja brenda Partisë së Lirisë mes Ilir Metës kryetar partie dhe bashkëshortes së tij, ish-kryetare dhe anëtare e kryesisë ka vijuar gjatë gjithë ditës së sotme teksa në Pallatin e Kongreseve është mbledhur Konventa Kombëtare.
Prej 2-3 javësh, Ilir Meta nisi një fushatë të egër kundër Kryemadhit duke e akuzuar për shkatërrimin e partisë që ia la me 17 deputetë dhe tani ka vetëm katër. Ai e akuzoi bashkëshorten e tij për nepotizëm, që sipas Metës ka dëmtuar rëndë Partinë e Lirisë.
Për këtë Meta thirri edhe Konventën Kombëtare për të ribërë forumet e partisë, e me këtë rast për të larguar bashkëshorten nga kjo forcë politike.
Vetëm ditën e sotme Kryemadhi “e pranoi” fitoren e Metës teksa deklaroi se ajo është një gladiatore me taka, por që do të shohë prioritete të tjera duke iu përkushtuar familjes.
E megjithëse burri e nxori nga skena politike, loja brenda partisë ka vijuar deri në momentet e fundit, kur Kryemadhi e votoi Ilir Metën për President të Partisë, duke e bërë publike votën e saj.
“Nuk ka fshehtësi vote mes burrit dhe gruas”, tha Kryemadhi në votimin që mesa duket do të jetë i fundit i saj si e zgjedhur në forumet e larta të partisë së bashkëshortit të saj.
Top Channel