“Ne i gënjejmë fëmijët”! Ekspertët tregojnë gabimet më të shpeshta të prindërve dhe… edukatorëve

27/04/2024 20:00

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje.

Referuar statistikave të Policisë së Shtetit në vetëm 4 muajt e parë në vendin tonë janë regjistruar 570 raste me 610 autorë nga të cilët 202 janë e arrestuar.

Nisur nga dendësia e popullsisë, qarku me numrin më të madh të denoncimeve për dhunë në familje është ai i Tiranës, i ndjekur nga ai i Durrësit, Fierit dhe Vlorës.

E njëjta panoramë ka qenë edhe vitin e kaluar. Gjatë vitit 2023, janë evidentuar dhe trajtuar nga Policia, 5064 raste të dhunës dhe krimeve të tjera në marrëdhëniet familjare. Por jo të gjitha rastet kanë qenë serioze.  Vetëm gjysma e tyre, konkretisht 2334 raste të dhunës dhe krimeve të tjera në marrëdhëniet familjare u çuan në prokurori. Ndërsa në pranga kanë rënë gjatë gjithë vitit 699 persona. Agresiviteti brenda familjeve vitin e kaluar prodhoi dhe viktima.  Për shkak të marrëdhënieve familjare gjatë 2023 u vranë 9 gra dhe vajza, 3 burra dhe një foshnje.

I lartë ka qenë dhe numri i urdhrave të mbrojtjes ku ka pasur 2730 kërkesa dhe 150 raste kur urdhri i mbrojtjes është shkelur.

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës ka pajisur me urdhër mbrojtjeje këngëtaren e njohur të muzikës popullore Maya Aliçkaj e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Top Channel