Ori Nebiaj dhe Arbër Hajdari

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme të Big Brother VIP 3 në Top Channel, ka pasur edhe debate mes opinionistëve, Ori Nebiaj dhe Arbër Hajdari.

Debati nisi për çiftin Heidi Romeo dhe vijoi me pretendimet e secilit prej tyre mbi lojtarët e preferuar që mund të kenë në lojë dhe që mund t’i mbajnë pak me ‘hatër’.

Arbri tha se Ori ka mbajtur të njëjtin qëndrim konstant për Heidin që prej fillimit të spektaklit duke mos pasur mendim kritik për të. Ndërsa Ori iu përgjigj duke thënë se nuk ishte konstatim i saktë.

Pjesë nga përplasja në studio:

Arbri: Sikur ti të kishe një mendim më ndryshe për Heidin këto 200 ditë, ndryshe do ishte.
Ori: Unë kam mendim që e ndryshoj, e nis ndryshe..
Arbri: Heidi për ty nuk ka pasur asnjë gabim që prej fillimit dhe kjo për mua është një çik me defekte
Ori: Arbër çfarë problem ke mo, mendo çfarë të duash nuk jam unë aty brenda. Unë mendoj se ti ke qejf Meritonin
Arbri: E kam zemër, e kam shumë xhan…
Ori: Unë nuk e njoh Heidin. Meritoni jeton në Kosovë dhe Shqipëri, Heidi në Itali. Nëse unë Heidin e pëlqej…
Arbi: Unë kam marrë nuse në Kosovë, nuk kam shkuar
Ori: Unë e di se je batutaxhi se njihesh po unë nuk jam.
Arbri: Do mësohesh, çfarë të them unë, ke premisa!
Ori: Për batutaxhie?
Arbri: Po
Ori: Jo bejtet i qan ti kështu që nuk të konkurroj dot
Arbri: Faleminderit shumë, je mundu sidomos me këto postimet në Tik Tok
Ori: Ua sa i vëmendshëm që je mor si plakat e këqija mor burrë. Nuk ke punë gjithë ditën, me këtë merresh më kontrollon mua
Arbri: Po pranoje kur them se ke pak më shumë pëlqim për Heidin
Ledioni: Mos vallë doni dhe ju të futeni brenda shtëpisë
Arbri: Po mo mund të futemi.

Top Channel