Erjola Doçi gjatë një bisede me Jul Dedën, ka disktuar rreth akuzave të Gracianos se Erjola dhe Romeo pëlqehen.

Kjo e fundit është prekur nga kjo akuzë dhe nuk i del e keqja. Ajo iu drejtua Julit se çfarë do ndodhte nëse Erjola do ishte e lidhur jashtë dhe ai person do i dëgjonte këto akuza? Këtu i lindën dyshime Julit se ajo vërtet mund të ketë një lidhje dashurie jashtë, por nuk tregon.

Moderatorja tha se nuk është e lidhur, megjithëse aktorit iu shtuan dyshimet sepse konkurrentja nuk u betua.

Erjola: Po të kisha qenë e lidhur jashtë o Jul edhe s’dua ta ndaj. A e kuton se çfarë lloj akuzash? A e kupton se çfarë do të kishte ndodhur?

Juli: Asgjë, do të kishte ardhur brenda dhe do të kishte thënë del një çik përjashta. Si babai kësaj (Heidit) që ka shkuar atje.

Erjola: Ka jetë përtej o Jul, nuk futen akuzat.

Juli: Se mos je e lidhur jashtë dhe s’ke treguar.

Erjola: Nuk jam dhe prandaj jam e qetë. Nuk jam shyqyr zotit.

 

Top Channel