Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe një herë nismës për rregullimin me ligj të mediave “online”.

Alfred Lela, drejtues i portalit politiko.al, thotë se faqja që ai drejton funksionon si redaksi lajmesh. Natyrisht, jo si media tradiconale, por lajmi trajtohet në mënyrë të tillë për të kuptuar pse ndodh. Në parim ai është pro rregullimit ligjor, por nga ana tjetër thotë se kjo po bëhet më shumë që qeveria të vendosë kontrollin mbi median “online”.

“Gjithçka që shkruhet “online” lexohet nga 70% e publikut. Ky është një shqetësim që zoti Rama kërkon ta minimizojë duke i kontrolluar. Nuk e di saktë se si është ligji, por shoh që mund të “rrëshqasë” dhe të krijohen eksese”, shprehet Lela.

Pro regjistrimit është edhe drejtuesja e neësbomb.al, Anila Basha, por, sipas saj, kjo është një gjë e pamundur për të funksionuar. Sipas saj, lajmet e rreme janë një problem, por gjithçka duhet të nisë duke shkuar tek burimi i lajmit.

“Top Channel ka bërë një lajm, ka çuar gazetar në terren dhe neësbomb-i ia ka kopjuar pa cituar burimin, atëherë ky është një “copy paste”, por nëse flasim për “fake neës”, do të thotë se ne shpikim diçka të paqenë. Personalisht, unë mendoj se neësbomb-in e kemi ngritur për të shkuar tek burimi i lajmit dhe për këtë investojmë tek burimet njerëzore, që do të thotë tek gazetarët”, deklaron Anila Basha.

Alfred Lela thotë se edhe portali që ai drejton ka patur raste që ka rënë pre’ e “fake neës”, por kjo, sipas tij, ka ndodhur dhe me gjigantë të medias botërore: “Zoti Rama thotë që të dënohet njëlloj si ai që e bën shpifjen, si ai që e shpërndan. Ka shpifje me qëllim të keq dhe ka shpifje në padijeni. Te kjo ndarja jam skeptik unë.

Top Channel