Nga yll futbolli në “asistencë sociale”: Si ia fshiu babai 80% të pasurisë Raphinha-s pa rënë fare në sy

26/06/2026 12:40

Nëse mendonit se futbolli elitë të garanton gjithmonë një jetë mes luksit, rasti i Raphinha-s do t’ju bëjë të mendoheni dy herë.

Sulmuesi i njohur pësoi tronditjen e jetës kur vendosi të blinte një vilë përrallore së bashku me bashkëshorten e tij. Në momentin e pagesës, lojtari zbuloi me tmerr se llogaria bankare ishte thuajse bosh dhe milionat që mendonte se kishte fituar duke djersitur në fushë, thjesht nuk ekzistonin.

Misteri u zgjidh shpejt dhe “hajduti” ndodhej brenda familjes: babai i tij. Si menaxher i karrierës së të birit, ai i kishte mbajtur plot 80% të të drejtave dhe të ardhurave për vete, duke ia fshehur me kujdes këtë skemë për vite me radhë.

Ndërsa lojtari shënonte gola dhe mendonte se po siguronte të ardhmen e brezave, në fakt po financonte vetëm pensionin mbretëror të prindit të tij. Një histori sa absurde aq edhe komike, ku e vetmja gjë që ka falimentuar më keq se portofoli i futbollistit, është vetë besimi familjar!

Top Channel