‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

26/10/2026 22:23

Lamine Yamal për të tretin vit radhazi u shpall fituesi i Trofeut Kopa, një trofe që i akordohet futbollistit më të mirë nën moshën 21 vjeç.

Talenti i Barcelonës dhe përfaqësueses spanjolle mposhti në këtë kategori konkurrencën e Pau Cubarsí, Yan Diomande, Lennart Karl dhe Zaire Emery duke marrë trofeun në duar nga një legjendë e futbollit evropian si Andriy Shevchenko.

Sulmuesi 19 vjeçar në momentin e dorëzimit të trofeut të Futbollistit të Ri më të mirë të Vitit ia dedikoi atë shokut të tij të skuadrës te Barcelona dhe Spanja, Pau Cubarsi i cili nuk udhëtoi drejt Londrës për të marrë pjesë në mbrëmjen gala të Topit të Artë.

‘Mirëmbrëma të gjithëve. Është një nder për mua qe jam këtu. Do të më pëlqente të ishte këtu Cubarsi, e meriton. Besoj se ky çmim duhet të ishte për të. Ky është viti im i tretë që jam këtu, i jam shumë mirënjohës klubit dhe kombëtares. Do të vazhdoj të punoj për të fituar tituj-ishin fjalët e Lamine Yamal.

Top Channel