Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pekisht të Peqinit, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa është plagosur rëndë një 31-vjeçar.

Sipas policisë, shtetasi D.M., 52 vjeç, banues në Dibër, duke drejtuar mjetin kamion me targa DR 8860 E, është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AA 268 EA, me drejtues shtetasin A.K., 31 vjeç, banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit “Ford”, si dhe ka ndërruar jetë pasagjeri që ndodhej në mjeti “Ford”, shtetasi L.Ç. rreth 43 vjeç, banues në Peqin.

Top Channel