Katër vjet në distancë nga hiti i saj i fundit “Colour Me”, prodhuar nga amerikani Rick Nowels, Sabrina Salerno rikthehet në muzikë me “Voices”, këngë që i paraprin albumit të ri, publikimi i të cilit është parashikuar të dalë në vitin 2019.

“Voices”, këngë e rrymës pop elektronik, është kompozuar nga Sabrina, George Santana, Javy Selfert dhe është prodhuar artistikisht nga Mauro Ferrucci dhe Tommy Vee. Në gjithë këto vite, Salerno e ka kultivuar statusin e saj ne yll ndërkombëtar, veçanërisht në Francë, ku ka krijuar gjithashtu një idhujtari.

Në 2016-ën ka mbushur 30 vite karrierë, duke festuar me pjesëmarrjen e saj në filmin “Stars 80 … La Suite”, I dalë në sallat e kinemasë Franceze me 6 dhjetor të 2017-ës. Përgjatë vitit 2018 Sabrina e ka vazhduar tour-in francez “Stars 80 & Friends” nëpër qendrat kryesore të kulturës në Francë.

Me 18 Maj të 2019-ës, pritet një performancë e fortë e saj në “Stade de France” të Parisit. Në pritje të albumit të ri, I cili gjithashtu do e rikthejë në skenën italiane, Sabrina ndërkohë ka nisur sërish provat si aktore, duke marrë pjesë në xhirimet e filmit të Fausto Brizzit “Modalita Aereo”, i cili pritet të dalë në muajt e parë të 2019-ës.

Top Channel