Kush e shënoi golin e barazimit, Cutrone tregohet i sinqertë

30/11/2018 19:54

Post-ndeshja mes Milanit dhe Dudelanges në fazën e grupeve të Europa Leagues u shoqërua me një kaos në listën e emrave të gol-shënuesve.

Kjo pasi UEFA fillimisht ia dha golin e barazimit 2-2, Patrick Cutrones, më pas e njohu si autogol dhe më vonë ia atribuoi sërish sulmuesit të ri të kuqezinjve.

Gjithsesi dilemat i shoi vetë Patrick Cutrone, që në intervistën e dhënë pas takimit, pranoi se nuk e kishte prekur fare tropin dhe se kishim të bënim me një autogol të Cruz.

Pas kësaj deklarate, UEFA bëri edhe korrigjimin final të listës së gol-shënuesve, duke e njohur si autogol të Cruz, golin e dytë për Milanin në sfidën e mbrëmshme

Top Channel