Sylvester Stallone i “var dorezat në gozhdë”. Kurrë më Rocky! Aktori 72-vjeçar ka njoftuar në Instagram faktin se nuk do ta luajë më personazhin që e bëri mit. Kësaj here ka përfunduar me të vërtetë.

Pas gati 40 vitesh dhe 8 filmash, Sylvester Stallone ka dhënë dorëheqjen nga personazhi “Rocky Balboa”.

Në një video të publikuar në Instagram, gjiganti i filmave aksion ka deklaruar se nuk do ta luajë më rolin e Rockyt, për t’i dhënë hapësirë gjeneratës së re të mishëruar nga Adonis Johnson, hero i sagës së “Creed”.

“Edhe pse më thyhet zemra, gjithçka e ka një fund. Por, Rocky nuk do të vdesë kurrë, sepse ai jeton brenda jush. Sot që po tërhiqem dhe historia ime është rrëfyer, një botë e re do i hapet publikut me këtë gjeneratë”, thotë Stallone.

Këto ishin fjalët e Sylvester Stallones në videon e regjistruar në një plazh, përgjatë xhirimeve të “Creed II”, i dalë në sallat e kinemave amerikane në datën 21 nëntor.

Nga viti 1976, aktori ka interpretuar 8 herë rolin që e ka bërë të famshëm, rol që gjithashtu e ka spikatur disa herë si pretendent në ceremoninë e çmimeve “Oscar”.

Top Channel