Krishtlindjet tashmë janë fare pranë, e si për traditë, në Shtetet e Bashkuara është mbajtur ceremonia e nisjes në “National Christmas Tree”.

Presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania kanë prezantuar eventin, duke iu dhënë jetë mijëra dritave që zbukurojnë bredhin e madh.

Bëhet fjalë për ceremoninë e 96 të ndezjes së festës: herën e parë u zhvillua në vitin 1923 me presidentin Calvin Coolidge. Që nga atëherë, asnjë president nuk është tërhequr pas nga kjo “detyrë” institucionale, që çdo vit tërheq me mijëra spektatorë.

Pema e Vitit të Ri është pozicionuar në jug të Shtëpisë së Bardhë, në “President Square”, dhe është e rrethuar nga 56 bredha të vegjël, të cilët përfaqësojnë të gjithë shtetet e Amerikës, territoret dhe rrethet e Kolumbias.

Zbukurimet rreth çdo brezi janë realizuar nga studentë pjesëmarrës nga të gjitha shtetet e Amerikës, të cilët i kanë dërguar Entit Organizator veprat e tyre.

Përgjatë ceremonisë, shumë prej tyre janë fokusuar në stilin e arredimit të zgjedhur nga Zonja e Parë, e veçanërisht mbi pallton e saj të bardhë 4.150 dollarëshe! Një “look” i përshtatur me atmosferën e Krishtlindjes, i cili ka hapur ama shumë diskutime.

Top Channel