Një 46-vjeçar në Prrenjas është arrestuar pasi ja goditur për motive të dobëta përgjegjësin e OSHEE-së.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Prrenjas, arrestuan në flagrancë 46-vjeçarin A.K banues në Prrenjas.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen nr 2 , Prrenjas, ka goditur për motive të dobëta përgjegjësin e OSHEE-së, dega Prrenjas, shtetasin R.K., 57 vjeç, banues në “Karriqi”, Prrenjas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Top Channel