VIDEO/ Kundërshtarët e Vuçiçit “mësyjnë” në televizionin pro tij, çfarë ndodhi në “Informer” 27/10 00:44
Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar ditën e sotme foton e profilit të tij në Facebook, duke vendosur imazhin e një flamingoje.
Pas kësaj ka reaguar edhe deputetja Marjana Koçeku, tashmë e larguar nga radhët e Partisë Socialiste.
Koçeku ka ironizuar kryeministrin Rama duke u shprehur se ai mund të përdorë si foto profili një nga kullat më të njohura në Tiranë, atë pranë Teatrit të Operas dhe Baletit.
Deputetja Koçeku ka modifikuar foton, duke i vendosur kullës një sfond ngjyrë rozë dhe duke shkruar: “Mund t’ia sugjeroni për foto profili.”
Top Channel