Për të mësuar zyrtarisht se cili do të jetë fituesi i Topit të Artë për vitin 2018, do të duhet të presim javën tjetër, por për median spanjolle “Onda Cero”, podiumi është vendosur tashmë.

Kështu lojtari më i votuar duket se është kroati i Realit të Madridit, Luka Modriç, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo dhe ylli francez i Atleticos së Madridit, Antoinne Griezmann.

Pretendimet e medias spanjolle janë krejtësisht të kundërta me francezen L’Equipe”, pasi kjo e fundit ka parashikuar në podium kroatin Modriç dhe dy francezët, Varane dhe Mbappe.

Nëse konfirmohet artikulli i “Onda Cero”, atëherë Luka Modriç do të thyejë hegjemoninë 10-vjeçare të dy futbollistëve më të famshëm, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët e kanë fituar nga 5 herë secili këtë trofe prestigjoz.

Top Channel