Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 9 personat e përfshirë në trafikun e narkotikëve, pas kapjes së sasisë prej 2.5 ton kanabis në portin e Ankonës, në Itali, në 9 janar 2017.

Kamioni me lëndën narkotike kaloi nga Porti i Durrësit, duke e kaluar tranzit në Itali me destinacion përfundimtar Gjermaninë, ku pritës i saj ishte shtetasi Euron Hoti.

LEXO EDHE: http://top-channel.tv/2018/01/17/polici-trafikant-julian-balliu-ne-grupin-qe-coi-ne-itali-2-5-tone-hashash/

Kamioni tip Benz, i ngarkuar me sasinë e lëndës narkotike prej 2 ton e 530 kg, kishte si drejtues shtetasin shqiptar Dhimo Koraj.

LEXO EDHE: http://top-channel.tv/2018/09/26/trafikanti-i-penduar-tregon-se-punonte-per-nje-polic/

Njoftimi nga Prokuroria:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka përfunduar çështjen penale nr. 12/3 të vitit 2017 në ngarkim të të pandehurve:

Emiljano Çili lindur më 11 shtator 1982 në Poliçan, Skrapar, kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1 dhe 109/1, 25 të Kodit Penal;

Artur Riza lindur më 19 shkurt 1976 në Thumanë, Krujë, kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,
I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1 dhe 109/1, 25 të Kodit Penal;

Festim Lelaj, lindur më 17 shtator 1970 në Mesaplik, Vlorë, kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar në fillim me masën e sigurimit arrest në burg, zëvendësuar më pas me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1 të Kodit Penal;

Harmejlindo Tufa, lindur më 6 shkurt 1995 në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal;

Juri Bedinaj, lindur më 4 nëntor 1988, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal;

Arbi Mustafa, lindur më 25 tetor 1983, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar.

I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg,

Adjel Çaushaj lindur më 15 gusht 1995, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje familjare beqar, me gjendje gjyqësore i padënuar,

I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

Skënder Siqeca, lindur më 2 shtator 1964 në Lushnjë dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 të Kodit Penal,

Sokol Hamzallari lindur më 3 gusht 1977, lindur dhe banues në Orikum, Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar në gjendje të lirë,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 të Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017 nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Durrës ka dalë për në drejtim të Portit të Ankonës Itali, kamioni tip Benz, me targa të kokës FR 9139 C dhe targa traleri ARB 414, i ngarkuar me sasinë e lëndës narkotike prej 2 ton e 530 kg, me drejtues shtetasin shqiptar Dhimo Koraj, i cili po e trafikonte lëndën narkotike nga Shqipëria duke e kaluar tranzit në Itali dhe me destinacion përfundimtar në Gjermani, ku pritës i saj ishte shtetasi Euron Hoti.

Lënda narkotike është fshehur në mallin drusor pelet, që sipas dokumentacionit shoqërues të paraqitur ishte marrë tek shoqëria AL MEXWOOD SHPK-Grmash-Shqipëri dhe që do të eksportohej nëpërmjet shoqërisë së transportit ALPIROS GROUP 2007-FIER-Shqipëri, në drejtim të porositësit, në adresën e shtetasit Euron Hoti, me gjeneralitetet të falsifikuara, ARTAN ABAZI, me adresë AM SCHAART 127809LEMWEROER-GJERMANI.

Me datë 04.01.2017, nga Autoritetet Italiane është bllokuar për mungesë dokumentacioni tranziti ndërkombëtar automjeti kamion tip Benz, me targa të kokës FR 91 39 C dhe targa treleri ARB 414, me drejtues shtetasin shqiptar Dhimo Koraj.

Top Channel