Policia ka prangosur një 29-vjeçar nga Prrenjasi, i cili plagosi me armë një të ri dhe më pas grabiti me forcë një makinë për t’u larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 01:30, në një lokal në fshatin Karkavec, ku shtetasi Afrim Radiçi, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me pistoletë shtetasin me iniciale Xh.P., 23 vjeç.

Shtetasi Afrim Radiçi, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, ka dalë në rrugë dhe nën kërcënimin e armës ka ndaluar mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit A.B., të cilin e ka marrë dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Afrim Radiçi u kap rreth 60 kilometra nga vendi i ngjarjes, në fshatin Dorez.

Top Channel