Disa politikanë të lartë evropianë, të martën ngritën mundësinë e sanksioneve të reja kundër Rusisë për të dënuar atë për kapjen e tre anijeve ukrainase në det, një incident që Perëndimi ka frikë se mund të ndezë një konflikt më të gjerë.

Një ministër rus tha se sanksionet e mëtejshme nuk do të zgjidhnin asgjë dhe se incidenti nuk duhet të përdoren për të prishur marrëveshjen e Minskut, e cila synon t’i japë fund luftimeve në Ukrainën lindore midis forcave të Kievit dhe rebelëve pro-rusë separatistë.

Asetet ruse kanë ardhur nën presion në tregjet financiare, për shkak të shqetësimeve se sanksionet e reja të mundshme mund të dëmtojnë ekonominë, megjithëse rubla të martën rikuperoi disa humbje të mëparshme pasi investitorët u shprehën se sanksionet e nuk do të jenë së shpejti.

Rusia hapi zjarr mbi anijet ukrainase dhe më pas i kapi ato dhe ekuipazhet e tyre, të dielën pranë Krimesë – të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014. Moska dhe Kievi janë munduar të fajësojnë njëra-tjetrën për incidentin.

Presidenti Vladimir Putin i tha kancelares gjermane Angela Merkel me telefon të hënën se Moska ishte gati të jepte më shumë detaje për të mbështetur versionin e saj të ngjarjeve. Moska thotë se Kievi e provokoi, me qëllim që të shkaktojë një krizë.

Merkel, e cila gjithashtu foli të hënën me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, bëri thirrje për zgjidhje dhe dialog. Ukraina ka futur ligjin ushtarak për 30 ditë në pjesë të vendit që ajo i konsideron më të pambrojtura ndaj një sulmi nga Rusia. Ajo ka thënë se anijet e saj nuk bënë asgjë të keqe dhe se dëshiron që Perëndimi të imponojë sanksione të reja ndaj Moskës.

Top Channel