Notat e Top Channel/ Berisha si djali i madh i shtëpisë, Gjimshiti e Asllani gatuajnë gol “sheikësh”. Sekreti është… Maran
Barcelona është shumë pranë modifikimit të emrit të stadiumit të saj.
Sipas lajmit të publikuar nga radio “RAC 1”, që gjeti jehonë edhe tek e përditshmja “El Mundo Deportivo”, klubi katalanas është duke mbyllur marrëveshjen me kompaninë “Grifols”, e specializuar në fushën farmaceutike dhe mjekësore, për vendosjen e një mbiemri të famshmit “Camp Nou”.
Gjithnjë sipas “RAC 1”, gjithçka po shkon shumë mirë, edhe pse janë disa klauzola e detaje për t’u përcaktuar, por ka shumë optimizëm që njoftimi zyrtar për këtë çështje të bëhet brenda këtij viti.
Kompania “Grifols” është sponsori i “Camp Nou”-t, por në tetor të vitit 2017 ajo e mohoi këtë. Pasi rinisi bisedimet në formë sekrete, kjo kompani shihet si opsioni më i mirë për çështjen e modifikimit të emrit të stadiumit, duke lënë pas kompani të ndryshme si “Mediapro”.
Top Channel