Për më shumë se 24 ditë banorët e Astirit bllokojnë rrugën në protestën e tyre që kërkon të bëjë autoritetet të tërhiqen nga planet për shembjen e banesave pa leje pa kompensim.

Pritjen në trafik e provon çdokush që kalon në këtë pjesë të Tiranës. Por trafiku I rënduar në këtë zonë ndikon në gjithë qytetin dhe kjo ndodh çdo pasdite, dhe në disa raste si këtë të martë edhe gjatë paradites.

Për një kilometër duhet më shumë se një orë. Për të shpëtuar nga bllokimi, zgjidhja është vetëm ecja në këmbë.

Banorët e zonës së Astirit kanë gjetur bllokimin e rrugës pothuajse çdo ditë si mënyrë për t’i bërë autoritetet që të dëgjojnë.

Por prej 25 ditësh, kalimi në këtë rrugë është bërë një stres që i merr me mijëra banorëve të Tiranës, dhe jo vetëm, orë të tëra nga jeta e tyre.

Top Channel