Top Story sonte në mbrëmje, nëpërmjet intervistave ekskluzive dhe dokumentave zyrtare, rrëfen fatin e të zhdukurve nga droga në qytetin e Vlorës.

Top Story dokumenton numrin dhe rastet e të zhdukurve në Vlorë që nga viti 2015, pjesa më e madhe e të cilëve janë të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike.

Nëpërmjet dëshmive ekskluzive, Top Story dëshmon se si u kryen rrëmbimet në mes të qytetit, ngjarje këto që kanë tronditur Vlorën, por që nuk kanë pasur vëmendjen e duhur nga autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.

Në dëshmitë ekskluzive rrëfehet implikimi i drejtuesve të lartë të shtetit, si dhe pagesat që janë kryer për skafistët që kanë marrë përsipër trafikimin e lëndëve narkotike në Itali.

Përtej shifrave marramendëse, dhe përfitimeve që kanë patur drejtuesit e grupeve kriminale, Top Story dokumenton se viktimat e këtij rrjeti, janë në mëshirë të fatit dhe në kushtet ekstreme të varfërisë.

Të zhdukurit nga droga e Vlorës, në Top Story, ora 21:00, në Top Channel.

Top Channel