Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, vlerësoi me notë punën e trajnerit Christian Panucci nën drejtimin e kombëtares shqiptare të futbollit.

Kur u pyet se çfarë note i vinte nga 1 në 10, Duka u shpreh: “10 i jepet vetëm vetes, ndërsa tjetrit nuk i jep dot më shumë se 6 apo 7”.

Duka mohoi të ketë kontaktuar me Bledar Kolën për t’i dhënë rolin e trajnerit, duke thënë se nuk e ka menduar kurrë shkarkimin e Panuccit.

“Nuk kam kontaktuar me Kolën kohët e fundit. Në mars nisin ndeshjet zyrtare dhe nuk mund të bëjmë eksperimente”, theksoi Duka.

SHIH INTERVISTEN:

  Duka jep notën për Panuccin në “Wake Up”

Top Channel