“Elbasani feston nëntorin”. Tenori Tusha dhe artistë elbasanas interpretojnë në “Skampa”

27/11/2018 12:31

Zëri i mrekullueshëm i tenorit Kastriot Tusha dhe tingujt e violinës së mjeshtrit Zeqir Sulkuqi mbushën me artdashës sallën e teatrit “Skampa”, ku u organizua një koncert si pjesë e aktivitetetve “Elbasani feston Nëntorin”.

Festimet në Elbasan nisën në 25 Nëntor, në ditën e shpalljes së pavarësisë së qytetit dhe do të vazhdojnë edhe më 28-29 nëntor.

Grupi Polifonik i Shpatit, kori i fëmijëve dhe grupi i valleve krijuan një atmosferë festive në teatrin “Skampa” në Elbasan, ku Qendra e Artit i vijon organizimet argëtuese dhe kulturore, të cilat do të përfundojnë me festat e fundvitit.

Top Channel