Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e sotëm.

Gjatë protestës së radhës, mësohet se ka pasur përplasje me Policinë Bashkiake, e cila ka për detyrë garantimin e vazhdimit të punimeve në zonën e Astirit.

Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe deputetë të opozitës.

E ndërsa disa nga banorët vijojnë kundërshtimin e projektit, të tjerët kanë pranuar bonusin e qirasë, ndërsa dy familje mbrëmjen e djeshme pranuan që të zhvendosen te banesat sociale, duke i hapur rrugë shembjes së banesave të para.

Top Channel