E diel, 03 Shkurt 2019
14:11
Dardha mirëpret kampionat skish

Në Dardhë, të apasionuarit pas skive mblidhen çdo ditë dimri me dëborë, por të shtunën ishte një ditë e veçantë pasi u zhvillua kampionati i skive.

13:59
Rama: Qeveria mbështet ata sipërmarrës që…

Kryeministri Edi Rama ishte në Dushnik të Beratit ku vizitoi një sipërmarrje të bimëve medicinale që eksporton në Amerikë dhe vende të Europës.

13:55
Super Bowl/ Patriots-Rams, finalja e brezave

“Mercedes Benz Arena” në Atlanta do të presë sot në mbrëmje edicionin e 53 të finales së Super Bowl mes New England Patriots dhe Los Angeles Rams, në atë që konsiderohet edhe si beteja e gjeneratave dhe që rishkruan librin e rekordeve të NFL.

13:52
Kosova voton buxhetin. Zhbllokohen fondet dhe pagat

Pas një seance maratonë, Kuvendi i Kosovës votoi projektligjin për buxhetin e vitit 2019, që do të jetë mbi 2,3 miliardë euro.

12:55
Meta pret banorët e Unazës së Re: Shumë shpejt do të mbaj qëndrim zyrtar për…

Presidenti Ilir Meta priti një përfaqësi të banorëve të “Unazës së Re”, banesat dhe pronat e të cilëve preken nga projekti i segmentit rrugor “Mbikalimi i pallatit me shigjeta-Rrethrrotullimi i sheshit ‘Shqiponja’”.

12:39
Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi seksual. Statistikat e rendisin Shqipërinë në vendet e fundit

Shqipëria zor se ofron të dhëna të sakta për dhunën seksuale ndaj fëmijëve. Një studim ndërkombëtar e ngel Shqipërinë në klasë, duke i dhënë 0 pikë përsa i përket mbrojtjes së të miturve nga abuzimi dhe dhuna seksuale.

12:34
Fëmijët me dy gjuhë të huaja. Instat: 17 mijë nxënës në të gjithë vendin

Melisa është një nga nxënëset më të mira të klasës, sidomos kur bëhet fjalë për gjuhët e huaja.

12:25
Tiranë, dy viktima nga gripi

Numri i të prekurve nga gripi është rritur ndjeshëm, por më shqetësuese është situata me ata që janë prekur nga gripi dhe vuajnë nga komplikacionet e rënda. Në Sanatoriumin e Tiranës dy persona kanë humbur jetën, ndërsa mësohet se reparti i reanimacionit është i mbushur plot me të sëmurë.

12:17
Në mësim të dielën. Studentët e Juridikut po rikuperojnë orët e humbura

Studentët e Juridikut edhe sot janë në mësim për të rikuperuar orët e humbura për shkak të grevës dhe protestës, por edhe ngujimit të një grupi studentësh në Fakultetin Juridik.

11:44
Stuhia vonon tragetet

Moti i keq ka përfshirë detin Adriatik dhe brigjet shqiptare e italiane duke shkaktuar zhvendosje të grafikut të lëvizjeve për tragetet e linjave detare që lidhin dy vendet.

11:33
“Vrasja e grave ishte pasioni i jetës sime”, rrëfehet serial-killeri më famëkeq

“Dy roje të armatosur rëndë hapën derën e dhomës sonë të intervistës në burgun e Sigurisë së lartë të Floridës dhe Bernard Giles eci ngadalë brenda saj, teksa ne i dhamë dorën njëri-tjetrit”.

11:11
“E Diell” rikthehet sot në Top Channel

Programi maratonë që do t’iu mbërthejë përpara ekranit vjen sot në orën 15:15, në shtëpinë e gjithë shqiptarëve me një ditë të fundit të javës ndryshe.

10:59
Basha: Plani ynë ekonomik do të…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Fierit, ku ftoi qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit.

10:48
Angela Martini “shkund” Instagramin (Video)

Anxhela Martini ka provokuar fansat me një video shumë “të nxehtë” nga plazhet ekzotike ku po kalon pushimet.

10:40
Vlorë, era e fortë rrëzon shtyllat e tensionit të lartë. Spitali ngel pa drita

Në Vlorë, era e fortë ka dëmtuar fiderin “Vlora 1”, prej 6kV, duke rrëzuar shtyllat.

10:31
Punime në Laprakë, Bashkia e Tiranës përfundon asfaltimin e rrugës “Fiqiri Basha”

Bashkia e Tiranës ka kryer asfaltimin e rrugës “Fiqiri Basha”, në Laprakë.

10:26
Courtney Stodden, zhveshur dhe shtrirë (Foto)

Courtney Stodden ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet krejtësisht nudo.

09:58
“Tanku i Putinit, i papërballueshëm”

Rusia do të ishte në gjendje që të fitonte nëse do të niste një Luftë e Tretë Botërore. Ky është mendimi i një eksperti ushtarak, i cili thotë se tanket ruse janë shumë të fortë.

09:27
Messi shpëton përgjysmë Barcelonën (Video)

Lionel Messi shpëton Barcelonën nga humbja e dytë në “Camp Nou” në këtë sezon.

09:26
Gara e pështirë mes motrave

Një vajzë amerikane nisi një garë të sëmurë me motrën e saj për të parë se kush do të bënte e para seks me babain.

09:01
Kundërshtari e shkel me këmbë në fytyrë, ja rezultati (KUJDES! Foto të rënda)

Në ndeshjen e Championship-it anglez mes Reading dhe Aston Villa pati një incident të frikshëm.

08:42
Vlorë, fundosen 5 peshkarexha për shkak të motit të keq

Moti i keq në Vlorë, shoqëruar me erë të fortë ka shkaktuar mbytjen e disa varkave të vogla peshkimi.

08:03
Gruevski: Si kalova përmes Shqipërisë dhe shkova në Hungari

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili gjendet në Budapest, në intervistën e parë pas arratisjes nga Maqedonia ka zbuluar rrugën e tij të lëvizjes, duke përsëritur detajet tashmë të njohura për opinionin.

E shtunë, 02 Shkurt 2019
23:10
Kurajoja e vajzës me aftësi ndryshe për të ndjekur ëndrrat e saj, falënderon prindërit dhe i surprizon me aktorin e njohur

Historia që na emocioni në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Dorinës, vajzës nga Durrësi e cila prej vitesh kishte probleme në të ecur. Në fëmijëri, Dorina kishte kaluar një temperaturë të lartë që i kishte prekur muskujt e këmbëve. Ajo rrëfeu kalvarin e vuajtjeve që kishin kaluar prindërit e saj. Ata ishin përpjekur gjithmonë vetëm e vetëm për të gjetur një zgjidhje që Dorina të ecte.

22:59
Maduro tenton të zbusë kundërshtarët, premton zgjedhje të parakohshme

Në një manovër për të qetësuar kundërshtarët e tij dhe zemërimin popullor, presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro tha se do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme për Asamblenë Nacionale.

22:33
Ronaldo nuk mjafton, Juventusin e ndal edhe Parma

Cristiano Ronaldo shënoi dy herë, por kjo nuk i mjaftoi Juventusit që të lërë pas atë humbje të hidhur përballë Atalantës në Kupën e Italisë, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 3-3 përballë Parmës.

22:26
“Do të jemi gjithmonë bashkë!”, nëna mban premtimin e babait që ndërroi jetë

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli në ekranet tona një histori frymëzuese dhe plot kurajë. Shpëtimja ishte personazhi që kishte ftuar në studio vajzën e saj, Xhulian. Prej disa kohësh familjes i mungonte një njeri i rëndësishëm, babai i Xhulias, i cili kishte ndërruar jetë 3 ditë para ditëlindjes së saj. E mbetur e vetme dhe me dy fëmijë, Shpëtimja kishte gjetur forcën për t’i rritur ata.

22:11
Humbi nënën në adoleshencë, vajza falënderon “nënat” heroina

Personazhi i radhës këtë mbrëmje në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte Denisa, vajza 18-vjeçare nga Peza. Ajo solli historinë e dhimbshme të jetës së saj, që në adoleshencë kishte humbur nënën. Dashuria dhe përkujdesja e nuses së dajës dhe njerkës, e kishin lehtësuar dhimbjen që Denisa ndjente.

22:02
“Cresendo Musicale”/ Mjeshtri nga Kosova, Rafet Rudi vjen me premierën në Tiranë

I njohur për punën e tij si krijues në kompozicion, por edhe me korin e filarmonisë së Kosovës, mjeshtri Rafet Rudi vjen me koncertin premierë “Cresendo Musicale”.

21:33
Xhelozia shkatërron fejesën 4-vjeçare, ish i fejuari i kërkon që të rikthehen bashkë

Vazhdimisht ndodh që brenda një çifti të ketë konflikte dhe mosmarrëveshje, të cilat mund të çojnë drejt ndarjes. E tillë ishte historia e Nejlanit me Rudinën, e të rinjve që këtë të shtunë ishin pjesë e programit “Dua të të bëj të lumtur”.

21:14
Parlamenti i Kosovës miraton ligjin për pagat në sektorin publik

Me 63 vota pro dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për pagat në sektorin publik.

21:09
Fotot, parametrat dhe çmimi i Samsung Galaxy S10

Pak javë para se Samsung të prezantojë brezin e ri të telefonëve Galaxi, një faqe gjermane postoi foto që mendohet se janë të Galaxy S10.

20:57
Gjurmë Shqiptare – Plagët e hapura të Kosovës

Mijëra e mijëra civilë, burra, gra e deri foshnja pak muajshe, u masakruan nga serbët në vitet 1998-99 në Kosovë, ndërsa shumë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

20:47
Çmimet e kripura në Korçë, shkak mungesa e koordinimit mes fermerëve të zonës

Për një kilogram patate ne paguam sot 80 lekë, ndërkohë që 1 kilogram qepë kushton 120 lekë, 1 kg presh 150 lekë dhe 1 kg patëllxhan kushton 400 lekë.

20:15
Gega: Ndaj Kamzës dua fitore, i kënaqur me merkaton e dimrit

Partizani do të luajë ndeshjen e tij të radhës në Kategorinë Superiore ndaj Kamzës në fushën e kësaj të fundit. të Kuqtë do të kërkojnë të marrin 3 pikët e kësaj sfide gjë që e bëri të qartë edhe vete trajneri i të Kuqve, Skënder Gega.

19:25
Ngjarja skandaloze në Fushë Krujë, Skënderbeu reagon me një deklaratë zyrtare

Një ngjarje skandaloze, që riktheu futbollin shqiptar shumë vite mbrapa, ishte ajo që ndodhi gjatë mesditës së sotme, ku një grup njerëzish sulmuan disa nga futbollistët e Skënderbeut.

19:23
Gjendet kufoma e një 63-vjeçari në Mamurras, ishte zhdukur para disa ditësh

Pasditen e sotme, në fshatin Adriatik të rrethit të Kurbinit, është gjetur një kufomë në një parcelë toke.

19:07
Kukësi fiton mes tensionit, Pollozhani imiton Ronaldon, por i anulohet goli

Kukësi ia doli të marrë një 3-pikësh të vuajtur, por me shumë vlera në transfertën vlonjate ndaj Flamurtarit dhe t’i bëjë presion Partizanit kryesues.

18:51
“Rruga e gabuar”, goditet grupi kriminal me 36 anëtarë të dyshuar

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe organet e tjera ligj zbatuese në vend, si dhe me ndihmën e agjentëve të Sigurisë së Shërbimit Diplomatik të atashuar në Ambasadën Amerikane (DSS), finalizuan me sukses operacionin e koduar “Rruga e gabuar”.

18:44
Basha prezanton alternativën e opozitës, për zhvillimin ekonomik të vendit

Kreu i Partisë Demokratike prej ditësh ka nisur një tur nëpër Shqipëri, ku po fton njerëzit të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit, të organizuar nga opozita, ndërsa po prezanton edhe një program ekonomik të kësaj të fundit.

18:30
Rrobat prodhohen nga qumështi, surprizon stilistja italiane

Mund të krijohen nga pambuku, nga mëndafshi, nga poliestra, por rrobat, sado e çuditshme të duket, mund të krijohen edhe nga qumështi! Stilistja italiane Antonella Bellina nuk përdor material tjetër në kompaninë e saj Due Di Latte.

18:16
Motra e Schick “lë pa frymë” fansat në rrjetet sociale (Foto)

Kur Roma arriti të blejë në verën e 2017-ës, për 41 milionë euro sulmuesin çek Patrick Schick, një vëmendje e madhe iu kushtua edhe motrës së tij, Kristyna Schickova, një yll në rritje, në mediat sociale.

18:05
Higuain gjen golat e parë me Chelsean, Tottenhami merr vendin e dytë

Chelsea reagoi menjëherë pas asaj disfate ta papritur përballë Bournemouthit, teksa pasditen e sotme mposhti Huddersfieldin me rezultatin e thellë 5-0.

17:57
Borussia përfiton edhe kur barazon, Leverkuseni “përmbys” Bayernin

Borussia e Dortmundit nuk arriti të fitojë në sfidën e luajtur përballë Eintrachtit të Frankfurtit, por sërish arriti t’i shtojë edhe një pikë diferencës me Bayernin e Mynihut në renditje.

17:39
Hapet në Manhatan muzeu i KGB-së, zbulohen detaje e pajime të shumta

Vrasje në mes të ditës; agjentë të pamëshirshëm në misione të fshehta; aparate përgjimi në çdo kryeqytet perëndimor; tre dekada pas rënies së bashkimit sovjetik, përmendja e KGB-së dhe aktivitetit të saj vazhdon ta ngacmojë fantazinë e publikut.

17:16
Haradinaj shkarkon ministrin serb dhe pret miratimin e buxhetit

Kuvendi i Kosovës po diskuton dhe pritet të miratojë në shqyrtim të dytë Projektligjin për buxhetin për vitin 2019, e pak përpara nisjes se seancës, Ramush Haradinaj njoftoi shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo.

16:54
Facebook-u si detyrim? Merkel njofton mbylljen e llogarisë së saj

Facebook-u, më shumë sesa kënaqësi, paska qenë një lloj detyrimi për Angela Merkelin. Shefja e ekzekutivit gjerman vendosi ta mbyllë profilin e saj në rrjetin më të madh social të globit dhe përmes një videoje të postuar aty, sqaroi se duke mos qenë më kryetare e CDU-së, ka vendosur ta hedhë tani këtë hap.

16:14
Skënderbeu e “bën baltë”, humb edhe ndaj Kastriotit

Sfida mes Kastriotit dhe Skënderbeut nisi dy orë para kohe, me incidentet e shënuara në hyrje të stadiumit “Redi Maloku”, ku u sulmuan disa futbollistë korçarë, ndërsa në fund përfundoi me festë për skuadrën vendase që arriti të marrë një tjetër 3-pikësh.

15:51
Edhe Rusia si SHBA; Tërhiqet nga Traktati dhjetëra vjeçar për armët bërthamore

Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan tërheqjen nga traktati dhjetëra vjeçar i kohës së Luftës së Ftohtë, që ndalonte një kategori të tërë armësh nukleare, Moska bëri dhe ajo të njëjtë gjë.

15:30
Uji me orar në Bulqizë. Kthehet në problem shqetësues për banorët

Furnizimi me orar i ujit të pijshëm në Bulqizë është kthyer në një problem shqetësues për banorët. Prej muajsh në lagjen e Re dhe atë të vjetër banoret po përballen me mungesën e ujit, i cili vjen me orar të reduktuar.

15:25
Ndërtoi 10-katëshin me para krimi, Prokuroria i sekuestron edhe pronat e tjera

Dy muaj pas arrestit të 44-vjeçarit Bardhok Planaj, nën akuzën e “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”, Prokuroria ka vendosur t’i sekuestrojë edhe pronat e tjera.

15:18
Rezulton i dënuar në Gjermani, 36-vjeçari arrestohet në Kapshticë

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, i dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Krime që lidhen me drogën”.

15:18
Bie fluksi për kartat e identitetit

E gjendur përballe një fluksi qytetarësh që u skadonin kartat e identitetit, Ministria e Brendshme mori vendimin që pavarësisht datës së skadimit, kartat e identitetit do të jenë të vlefshme deri në fund të vitit 2019.

15:12
Koncesioni i laboratorëve; Është shpallur fituesi dhe lidhur kontrata, por Ministria nuk jep detaje

Ndonëse u protestua dhe u kundërshtua fort që prej 4 vitesh për dhënien me koncesion e 18 laboratorëve të spitaleve publike në vend, nuk jepet asnjë informacion se çfarë ndodhi me të.

15:10
Krimet e Rënda lëshojnë 34 fletë arresti. Mes të kërkuarve edhe policë

Në të gjithë vendin po zhvillohet një operacion i gjerë, ku Krimet e Rënda kanë lëshuar dhjetëra urdhër-arreste.

14:51
Viti i ri kinez në Tiranë; Mjeshtrat kinezë zbukuruan sheshin “Skënderbej”

Tirana mirëpriti për herë të parë Vitin e Ri kinez. Sheshi “Skënderbej” u pushtua nga dritat, personazhet karakteristike të kulturës e dhjetra qytetarë kinezë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.

14:49
Rama-studentëve: Do humbni vitin. Nxirreni rektorin nga shtëpia, t’ju garantojë mësimin

Në ambientet e reja të sallës së rikonstruktuar të studimit në konviktet e Mjekësisë, Kryeministri Rama u takua me një grup studentësh të këtij universiteti.

14:36
Maqedonia në NATO, Stoltenberg: Protokolli për pranimin firmoset në 6 shkurt

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca do ta firmosë protokollin për pranimin e Maqedonisë në fillim të shkurtit.

14:14
Shqiptari më i kërkuar në Greqi, bën goditjen e radhës – VIDEO

Shqiptari Eno Mata, i kërkuar nga policia për vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropulos është një nga autorët e vjedhjes së kryer në Athinë, të enjten në mëngjes.

14:07
Berisha: Përdhunohet nxënësja, fshihet krimi!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një krim të tmerrshëm sipas tij dhe mesazheve të qytetarëve dixhital, të ndodhur në Kavajë.

13:39
Plagët e hapura të Kosovës. Sonte në Gjurmë Shqiptare

Këto janë vetëm disa nga pamjet që tronditën e shkunden botën për atë që po ndodhte në Kosovë.

13:31
S&P, vlerësim B+ për borxhin; Por koncesionet përbëjnë risk për financat e shtetit

Gjigandi ndërkombëtar i financave, Standard and Poor’s konfirmoi vlerësimin B+ për borxhin publik të Shqipërisë duke e cilësuar financat e vendit me perspektivë të qëndrueshme.

13:14
Mesazhi i spoteve të Superbowl: ‘Fuqizimi i femrave’

Mbrëmjen e së dielës në Mercedes-Benz Stadium të Atlantës zhvillohet finalja e Super Bowl mes New England Patriots dhe Los Angeles Rams nga ku do të dalë edhe skuadra kampione e NFL.

13:11
Skandal në Fushë Krujë, dhunohen lojtarët e Skënderbeut

Klubi i Skënderbeu ka denoncuar një rast vërtetë skandaloz në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, ku pritet të startojë në orën 14:00 sfida mes Kastriotit dhe skuadrës korçare.

12:45
Rikthehet “E Diell”; Nga nesër, një spektakël kushtuar tërësisht familjes

Rikthehet “E diell” në Top Channel. Një spektakël kushtuar tërësisht familjes, dhe po ashtu në një fashë orari ku të gjithë janë para ekranit për të pritur argëtim, të qeshura, për të marrë informacion apo frymëzuar nga personazhe publikë.

12:30
Rama: Njerëzit të prapambetur, vishem dhe sillem si të dua

Në takimin e zhvilluar me studentët, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe kritikave në lidhje me sjelljen dhe veshjen e tij. Rama tha se kërkon të kontribuojë që kjo shoqëri të emancipohet dhe jo të merret me llafe katundi.

12:29
Rama-studentëve: “Shkoni në mësim, do humbisni vitin”

I shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj dhe Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentet në sallën e rikonstruktuar të Konviktit të Mjekësisë.

12:24
Ndotja nga bishtat e cigareve; Duhanpirësit i flakin ku të munden, ndërsa në botë gjobitesh

Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit që bishtat e cigareve hidhen gjithandej pa pike kujdesi, shkelen me këmbë në toke ose hidhen në ujë dhe rrjedha më pas i merr me vete. Bishtat e cigareve kanë një lloj plastike që sipas shkencëtarëve do të duheshin 10 vite që të shpërbëhej.

12:22
“Tirania e Maduros të marrë fund”. Zv/presidenti i SHBA takon venezuelasit në mërgim

Zëvendëspresidenti amerikan bëri hapur thirrje për rrëzimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Ka ardhur koha që tirania e Maduros të marrë fund, tha Pence përpara venezuelasve që jetojnë në mërgim në Majemi.

12:10
Pa linjë transporti; Të moshuarit e Dropullit e bëjnë rrugën në këmbë

Niko Beci drejtuesi i shoqërisë që ka realizuar prej 4 vitesh transportin drejt Gjirokastrës për 14 fshatra të Dropullit të Sipërm thotë se ka një kontratë deri në vitin 2027 të rinovuar vitin e kaluar prej bashkisë së Dropullit.

12:03
Vizita e parë e Cakajt në Bukuresht

Vizitën e parë jashtë vendit si ministër i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj e ka zhvilluar në Bukuresht të Rumanisë, vendi që ka presidencën e radhës të BE. Në takimin dyditor te ministrave të Jashtëm, sipas zotit Caka u rikonfirmua mbështetja për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

11:55
Deputeti i LSI, thirrje diasporës: Bojkotoni Samitin. Mos çoni dëm fondet

Një shumë prej 66,972,800 milionë lekësh është fondi i vendosur për Samitin e Dytë të Diasporës të vendosur të mbahet në Tiranë dhe Lezhë.

11:35
Alternativa ekonomike e PD, Tabaku: Për një Shqipëri me mundësi, liri dhe vlera

Një ditë më parë, kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me sipërmarrës vendas dhe të huaj që operojnë në Shqipëri ku prezantoi alternativën për zhvillimin ekonomik, duke paralajmëruar edhe anulimin e kontratave të paligjshme koncensionare.

11:17
Basha në Ballsh: Më 16 Shkurt merrni në dorë fatin tuaj

Në vijim të turit të takimeve me qytetarët, kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar në qytetin e Ballshit duke ftuar banorët e zonës t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit.

11:06
Skënderbeu shkon në Krujë, për të ndalur “hemorragjinë” e humbjeve

Java e 20-ë të Superligës shqiptare do të startojë në orën 14:00 në Fushë Krujë, ku Kastrioti do të presë Skënderbeun në stadiumin “Redi Maloku”.

11:00
“Diaspora”, projekti më i ri i Top Channel që ka në fokus shqiptarët kudo në botë

Top Channel mirëpret të gjithë shqiptarët jashtë vendit të bëhen pjesë e projektit më të ri “Diaspora”, që vjen së shpejti në kanalin zyrtar në YouTube.

10:57
Kukësi “i dënuar” të fitojë në Vlorë

Në orën 17:00, vëmendja e kampionatit shqiptar do të spostohet në Vlorë, ku do të luhet edhe supersfida e javës, pasi Flamurtari vendas do të presë skuadrën e Kukësit.

10:57
Rikthehet DIVA! Ja kush do të jetë e ftuara e parë VIP këtë të dielë në “E Diell”

Vetëm dy ditë na ndajnë nga e diela e madhe, ku pas disa mungesave kthehet “E Diell”, programi maratonë që do të mbërthejë para ekranit të gjithë shqiptarët.

10:36
Mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët, Bashkia e Tiranës kënd lojërash në Vaqarr

Krahas punës për të ndërtuar hapësira rekreative dhe argëtimi për të vegjlit në çdo lagje të qytetit, Bashkia e Tiranës po i kushton një rëndësi të veçantë edhe zonave periferike dhe rurale, në mënyrë që të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët.

10:06
Juve kundër Parmës për të harruar Kupën

Në Itali pas eliminimit nga Kupa kampionët në fuqi i rikthehen Serisë A, ku bardhezinjtë do të masin forcat në Torino me Parmën.

10:00
Tarifa 100% dhe dialogu me Serbinë, Thaçi bisedon me Mogherinin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini kanë zhvilluar një bisedë telefonike në lidhje me vazhdimin e dialogut dhe tarifat doganore.

09:35
E kërkoi opozita, Haradinaj shkarkon ministrin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar Nenad Rikalon nga posti i ministri të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

09:32
Barcelona e pandalshme, pret Valencian në shtëpi

Barcelona do të luajë ndeshjen e nëntë në harkun e vetëm katër javëve, teksa do të përballet në shtëpi me skuadrën e Valencias. Një fazë e ngjeshur por njëkohësisht edhe tepër e vështirë, sidoqoftë përmbysja fantastike ndaj Seviljes në Kupën e Mbretit e bën gjithashtu edhe një periudhë shumë të bukur për futbollistët e Valverdes.

09:22
Ndryshime në ushtri/ Gjeneral Albert Mullai, prezantohet komandant ri i Forcës Tokësore

Gjeneral Albert Mullai është emëruar komandanti i ri i Forcës Tokësore duke zëvendësuar gjeneralmajor Nazmi Cahanin, i cili e mbajti këtë post për më shumë se 3 vjet.

09:01
Bolton mohon zërat për ndërhyrje ushtarake në Venezuelë

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare John Bolton tha se nuk ka plane për ndërhyrje ushtarake të menjëhershme në Venezuelë nga Shtetet e Bashkuara, por sipas tij të gjitha opsionet mbeten në tavolinë.

E premte, 01 Shkurt 2019
23:15
Nga trajnere e vogël në konkurrente e skuadrës Gjoka

Isea ishte konkurrentja e cila sapo mbylli mbrëmjen e tretë të Audicioneve të Fshehura duke mahnitur trajnerët me vokalin e saj.

22:40
Itali, mesfushori humb ndjenjat pas një përplasjeje me kokë. Arbitri ndërpret ndeshjen (Video)

Gjatë ndeshjes së Serisë B mes Leçes dhe Askolit, mesfushori Manuel Skavone, pas një përplasjeje me kundërshtarin Bereta kokë më kokë, bie në tokë pa ndjenja.

22:31
Maduro nxjerr në shitje 29 ton ar

Venezuela do të shesë 15 ton ar në Emiratet e Bashkuara Arabe në ditët e ardhshme në këmbim të euros në para të gatshme, që vendi të përmbushë nevojat bazë.

22:16
Dy motra kalojnë fazën e Audicioneve të Fshehura!

Për herë të parë në ‘The Voice Kids’ dy motra simpatike kanë arritur të kalojnë fazën e Audicioneve të Fshehura.

22:14
Vrasja në Bllok, Elvana Gjata thyen heshtjen

E cilësuar si “mollë sherri” për vrasjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata më në fund ka thyer heshtjen.

21:56
Viti i Ri kinez, aromë festash në Tiranë

Në prag të festës së viti të ri kinez, arti dhe kultura e këtij vendi kanë zbritur në Tiranë.

21:47
Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje 74-vjeçarin

Një i moshuar është aksidentuar për vdekje pasditen e së premtes në qytetin e Hasit.

21:34
Mes shumë emocionesh nis mbrëmja e tretë e Audicioneve të Fshehura!

Ka ende vende të lira në skuadrat e trajnerëve dhe sonte priten që atyre t’u bashkohen edhe të tjerë talente të vegjël.

21:26
Flamurtari-Kukësi, supersfida e së shtunës

Në ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2019 në fushën e tyre, tifozët e Flamurtarit po shpresojnë se rivali i fortë nuk do të pengojë bregdetarët për të marrë 3 pikë jetike për kupat e Europës. Në Vlorë këtë të shtunë zbarkon Kukësi pretendent për titullin.

20:41
Nuk merr ndihmë ekonomike, por në sistem rezulton përfituese. Askush s’mban përgjegjësi

Zhaneta Foto ka aplikuar për muaj me radhë për ndihmë ekonomike, por nuk ka mundur ta përfitojë atë. Ndërkohë, kur merr kartën e shëndetit rezulton si e trajtuar me ndihmë ekonomike.

20:23
I ftohti nuk i tremb anglezët e klubeve të natës

Pavarësisht borës dhe acarit, të rinjtë anglezë kanë mbushur klubet, dhe disa prej tyr nuk e kanë marrë fare mundimin të vishen si për dimër, e të sakrifikojnë kështu veshjet zgjedhura me kujdes për jetën e natës.

20:13
Tirana dhe Teuta ndajnë nga 1 pikë

Tirana dhe Teuta janë ndalur në barazim 1-1 në ndeshjen e parë të javës së 20 të Kategorisë Superiore.

20:02
Ndikimi i teorive të komplotit në zgjedhjet e Parlamentit Europian

A do të mbizotërojnë teoritë e komplotit në zgjedhjet parlamentare të Majit? Janë bërë vërtet shqetësues, dhe liberalët demokratë e kanë të vështirë t’u bëjnë ballë. Shikoni se sa shpejt u përhap fjala në rrjete shoqërore, duke u përforcuar menjëherë nga e djathta ekstreme në Francë, se marrëveshja e fundit e firmosur në Ahen nga Emanuel Makron dhe Angela Merkel ishte në fakt një plan të mbrapshtë, për shitjen e Alsas-Lorenës ndaj Gjermanisë.

19:51
Ekzekutimi në Tiranë, për hakmarrje? Vrasjet nisën 27 vite më parë

Prokuroria ka dyshime të forta se 3 vëllezërit Bilali, më i fundit i tyre i vrarë pak ditë më parë, janë viktima të një zinxhiri vrasjesh të nisura 27 vite më parë për shkak të një borxhi.

19:49
BE: Britanikët lëvizin pa viza, edhe nëse s’ka marrëveshje për Brexit

Ambasadorët e Bashkimit Europian ranë dakord këtë të premte që shtetasve britanikë t’iu mundësohet lëvizje e lirë dhe pa viza në vendet e bllokut, edhe në rastin e një “Brexit”-i pa marrëveshje.