Lionel Messi shpëton Barcelonën nga humbja e dytë në “Camp Nou” në këtë sezon.

Skuadra katalanase barazoi 2-2 me Valencian duke marrë vetëm 1 pikë dhe duke e çuar për momentin në 6 pikë diferencën me Atletico Madrid e 11 me Real Madrid.

Valencia mori avantazhin e dyfishtë në këtë ndeshje pasi shënoi me Kevin Gameiro dhe Dani Parejo me penallti.

Më pas, mendoi Lionel Messi për të nxjerrë nga telashet skuadrën e tij, teksa shënoi dy herë në portën e Valencias për ta çuar në 21 numrin e golave sezonalë në La Liga.

Top Channel