Vetëm dy ditë na ndajnë nga e diela e madhe, ku pas disa mungesave kthehet “E Diell”, programi maratonë që do të mbërthejë para ekranit të gjithë shqiptarët.

Këtë sezon “E Diell” premton pafund surpriza dhe risi, ndaj Bieta Sulo vendosi të zbulonte pak më shumë, duke bërë bashkë në studion e “Ftesë në Pesë” disa prej moderatorëve të programit, të cilët do të kenë rubrikat e tyre të veçanta dhe argëtuese.

Në bisedë e sipër, lajmin e madh e dha gazetari Ervin Kurti, i cili shoi kuriozitetin e të gjithëve duke zbuluar emrin e të ftuarës së parë VIP në “E Diell”.

Bëhet fjalë për divën e muzikës shqiptare Adelina Ismaili, e cila rikthehet në një studio televizive shqiptare pas një kohe të gjatë. Vlen të përmendim që dalja e saj e fundit ka qenë në “Top Show” rreth 6 vite më parë.

Ervini tregoi se Adelina do jetë pjesë e një interviste për të mos u humbur, ku do të flasë hapur për jetën personale, si dhe do dhurojë spektakël përmes lojërave e sfidave të përgatitura nga stafi.

Top Channel