Për një kilogram patate ne paguam sot 80 lekë, ndërkohë që 1 kilogram qepë kushton 120 lekë, 1 kg presh 150 lekë dhe 1 kg patëllxhan kushton 400 lekë.

Çmime të çekuilibruara duken në tregun e prodhimeve bujqësore në qytetin e Korçës, por edhe më gjerë. Situata vjen si pasojë e një tregu që njëherë prodhon diçka më tepër, e një herë diçka tjetër, ndërkohë që kostot e të gjitha këtyre shkojnë në xhepin e konsumatorit, por edhe të tregtarëve, të cilët ankohen se kanë më pak punë.

Fermerët e Korçës, por edhe zonave të tjera të Shqipërisë, mbeten të paorientuar, por edhe të paorganizuar sa i takon përzgjedhjes së prodhimeve që ata duhet të kultivojnë.

Kjo sigurisht që reflektohet në momentin kur prodhimet dalin në treg ndërsa rëndojnë mbi konsumatorin. Këtë vit ata prodhuan më pak patate, qepë, presh, por edhe prodhime të tjera çka solli një rritje trefish e madje edhe më shumë për këto produkte.

Top Channel