Mbrëmjen e së dielës në Mercedes-Benz Stadium të Atlantës zhvillohet finalja e Super Bowl mes New England Patriots dhe Los Angeles Rams nga ku do të dalë edhe skuadra kampione e NFL.

SuperBowl-i është ngjarja më e rëndësishme sportive në SHBA dhe ndiqet nga më shumë se 100 milionë shikues. Por jo vetëm kaq SuperBowl-i është një eveniment që ngjall një interes të madh edhe në aspektin e marketingut ku një spot publicitar prej 30 sekondash kushton deri në 5 milionë Dollarë.

Në këtë aspekt, spotet publicitare që do të shfaqen gjatë zhvillimit të sfidës të këtij viti kanë edhe një mesazh në qendër të të cilit janë femrat.

Duke marrë shkas nga fushata #MeToo e kohëve të fundit, spotet publicitare në mesazhet e tyre flasin për një rritje të pushtetit të gjinisë femërore, me synim që t’u japë femrave një zë më te fortë për të marrë në dorë fatin e tyre.

Një nga personalitetet që shfaqet në spotet e evenimenit është aktorja e ‘Sex and the City’, Sarah Jessica Parker që shokon restorantin duke porositur një birrë të markës ‘Stella Artois’ duke ndërvepruar edhe me aktorin Jeff Bridges.

Aktorja Zoe Kravitz është një tjetër personazh që interpreton në një nga spotet e Super Bowl, atë për një lloj tjetër birre.

Top Channel