Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit që bishtat e cigareve hidhen gjithandej pa pike kujdesi, shkelen me këmbë në toke ose hidhen në ujë dhe rrjedha më pas i merr me vete. Bishtat e cigareve kanë një lloj plastike që sipas shkencëtarëve do të duheshin 10 vite që të shpërbëhej.

Qeset plastike dhe pipat janë përmendur gjerësisht si ndotësit kryesorë, por vëmendjes i ka shpëtuar një problem akoma edhe më i madh: bishtat e cigareve. Filtrat plastike të cigareve janë ndotësi numër 1 i botës dhe nuk parandalojnë as kancerin.

Duhanpirësit e pranojnë se i flakin ku të munden bishtat e cigareve.

Bashkimi Evropian po përpiqet t’i japë një zgjidhje kësaj situate duke kërkuar që industria e duhanit të financojë pastrimin e bishtave të cigareve, si pjesë e një iniciativës botërore për të shmangur sendet plastike njëpërdorimshme.

Gjithë cigaret që prodhohen në botë për një vit, shkaktojnë 1 milion ton mbetje plastike. Vende të zhvilluara kanë marrë masa. Në Paris p.sh. gjobitesh deri në 70 euro, nëse flak një bisht cigareje në tokë.

Top Channel