E mërkurë, 07 Nëntor 2018
14:41
23 miliardë lekë për rrugët

Rreth 23 miliardë lekë janë investimet buxhetore në vitin 2019 për transportin rrugor, ndarë në investime dhe mirëmbajtje.

14:39
Vrasja e mikut të Shullazit, asnjë i dyshuar

Ende asnjë autor i identifikuar apo i dyshuar për ekzekutimin e tipit mafioz të Edison Harizajt mbrëmjen e së martës, në zonën e unazës së plazhit, në Durrës.

14:34
Meta dhe homologu i tij italian vizitojnë Kolegjin e “Shën Adrianit”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, së bashku me Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, vizitoi Kolegjin e “Shën Adrianit”, në Shën Mitër Korona, ku u pritën dhe u takuan me studentë, pedagogë dhe drejtues vendorë e fetarë të bashkësive arbëreshe.

14:21
Si e “dribloi” Manchester City rregulloren e “Fair Play”-t financiar?

Manchester City dhe Paris SG janë vënë në qendër të vëmendjes së medieve kohët e fundit, pas publikimit të disa dokumenteve që flasin për “driblimin” e bërë nga këto dy klube përballë rregullores së “Fair Play”-t financiar.

14:14
TAP do të jetë gati në vitin 2020

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) do të kompletohet gjatë vitit 2020, kur do të nisë edhe kalimi i parë i gazit, thotë Marco Alverà, drejtor i kompanisë italiane të infrastrukturës së gazit, SNAM.

14:14
“Football Leaks” zbulon: Mbappe ishte pranë Realit në vitin 2017

Kylian Mbappe ishte shumë pranë kalimit te Reali i Madridit në verën e vitit 2017. Ishte “Football Leaks” që zbuloi dokumentet për këtë transferim, dokumente që janë publikuar nga e përditshmja “L’Equipe”.

14:06
Ligue 1, shitet Bordeaux. E blejnë investitorë nga SHBA

Procesi i shitjes së klubit të Bordeaux ka përfunduar. Fondi “General American Capital Partners” e bleu klubin e Ligue 1, në Francë, për shifrën e 100 milionë eurove.

13:54
Porto Romano, tymi nuk ndalet. Banorët: Sërish në protesta kundër plehrave

Kanë kaluar disa ditë nga protesta studentore kundër ndotjes mjedisore në Porto Romano, por situata mbetet e njëjtë.

13:40
Kombëtarja, Panucci publikon listën për ndeshjet me Skocinë e Uellsin

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka publikuar listën e të grumbulluarve për ndeshjet që skuadra jonë do të luajë me Skocinë, për Ligën e Kombeve, si miqësoren me Uellsin.

13:34
Zgjedhjet në SHBA, çfarë pritet të ndodhë tani e në vazhdim?

Zgjedhjet e mesit të mandatit, që konsideroheshin “referendum” për presidentin në detyrë, Donald Trump, u mbyllën, për t’i hapur rrugë tani betejës së shifrave.

13:32
“Furtunë” në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Shkodër, largohet drejtori dhe 21 inspektorë

Denoncimi i korrupsionit në portalin e bashkëqeverisjes Shqipëriaqëduam.al ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në Drejtorinë e Hetimit Tatimor të Shkodrës.

13:28
Taksa shtesë për produktet serbe, qeveria e Kosovës: Beogradi lobon kundër shtetësisë

Qeveria e Kosovës mori vendim t’iu vendosë taksa shtesë produkteve nga Serbia që hyjnë në Kosovë, si një kundërpërgjigje ndaj “fushatës së egër të Beogradit për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”.

13:20
Qeveria greke, marrëveshje historike me kishën

Shumëkush e ka quajtur kompromis, të tjerë marrëveshje historike, disa madje edhe ndarje, atë të cilën kanë komunikuar kryeministri Alexis Tsipras dhe kryepeshkopi grek Ieronimos në një konferencë të përbashkët shtypi.

13:07
Miku i shqiptarëve, Eliot Engel rizgjidhet në Kongres

Kongresmeni amerikan dhe miku i shqiptarëve, Eliot Engel është rizgjedhur pa kundërshtarë në Dhomën e Përfaqësuesve.

12:52
Buxheti i vitit 2019. Diskutim në Kuvend për paratë e institucioneve

Të gjitha komisionet parlamentare po diskutojnë sot në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2019.

12:49
“Shqipëria mes plehrave” në Top Story

“Shqipëria mes plehrave”, është kjo tema që do sjellë sonte Top Story në Top Channel, duke iu referuar zonave më të rrezikshme mjedisore të krijuara nga plehrat që derdhen pa kriter.

12:42
Strazimiri: Dosja “339”, radiografia e pushtetit të lidhur me krimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, deklaroi se “dosja “339” nuk do të jetë “çudia që zgjat vetëm 3 ditë”, pasi, sipas tij, “ajo është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, në shërbim të krimit”.

12:39
Dhuna në “Selman Stërmasi”, shoqërohen 12 tifozë. Hetohen dhe drejtuesit e klubit Tirana

Incidenti i mbrëmshme pas përfundimit të ndeshjes mes Tiranës dhe Kukësit ka bërë që të merren disa masa ndëshkuese.

12:24
Shqipëria mbyll Botërorin. Kombëtarja e peshëngritjes me një kualifikim në Olimpiadë

Përfaqësuesja shqiptare e peshngritjes ka mbërritur në Tiranë pas një paraqitje relativisht pozitive në kampionatin botëror që u zhvillua në Turkmenistan. Ky ishte aktiviteti i parë që vlente si kualifikues për lojtrat olimpike që do të zhvillohen në Tokio 2020. Me vendin e gjashtë në peshën deri në 73 kg Briken Calja është i pari dhe i vemti deri më tani nga peshngritësit shqiptarë që ka siguruar kualifikimin për në olimpiadë.

12:20
Presidenti Meta viziton Komunën e Lungros

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Kalabri u takua me Ipeshkvin e Eparhias së Ungrës (Eparkia e Lungros), Hirësinë e Tij Donato Oliverio si dhe me autoritetet vendore e përfaqësues të bashkësisë arbëreshe, të cilët organizuan një pritje madhështore me shumë emocione, festime, këngë dhe valltarë të veshur me kostume tradicionale arbëreshe.

12:16
Korçë, digjen dy automjete, një pikë karburanti, një pikë bastesh dhe një restorant. Shkaku…

Flakë masive zjarri kanë shkrumbuar dy automjete, një pikë karburanti jashtë funksionit si edhe një restorant dhe pikë bastesh në fshatin Velitërnë të Korçës.

12:01
Naim Abazi: “Si do të ishte jeta ime pa Mihrijen!”

Të ftuar e special të emisionit “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, qenë cifti i mirënjohur i ekranit Naim Abazi e Mihrije Braha.

11:50
82-vjeçarja tregon se si përgatitet për seksin me 39-vjeçarin

Një e moshuar amerikane ka treguar në një emision televiziv jetën e saj seksuale me të dashurin e saj 39-vjeçar.

11:47
Atentati në Durrës. Edison Harrizaj u ekzekutua në makinë

Edision Harrizaj, i njohur në qytetin e tij si “Edisioni i shtatë pallateve”, është ekzekutuar dje në mbrëmje në qytetin e Durrësit.

11:25
Champions League, në fushë zbresin “peshat e rënda”

Sot në mbrëmje do të luhen ndeshjet e Grupeve E, F, G dhe H të Ligës së Kampioneve.

11:18
Xhafaj zëvëndësohet nga Sandër Lleshaj… edhe në faqen e kryeministrisë

Një ditë pasi Sandër Lleshaj u emërua zv/ministër i Brendshëm, ka zëvendësuar Fatmir Xhafajn në faqen zyrtare të qeverisë në internet.

11:09
Italiani arrestohet në Rinas për ekstradim në Francë

Arrestohet përkohësisht një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Francës.

10:46
Bankat në Shqipëri, rënie e përfitimeve dhe dhënies së kredive

Përfitimet neto të sistemit bankar të Shqipërisë ranë në 14.3 miliardë lekë në fund të shtatorit, nga 16.9 miliardë që ishin një vit më parë.

10:35
Rama: Presioni i bashkëqeverisjes po rrit ndërgjegjësimin e administratës

Kryeministri Edi Rama deklaroi paraditen e së mërkurës se po rritet numri i zgjidhjes së problemeve të qytetarëve që i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes.

10:24
Alarm për bombë në Barcelonë

Policia në Barcelonë ka evakuar dy trena në stacionin kryesor të qytetit dhe po kryen kontrolle për eksploziv pasi u gjet një valixhe e dyshimtë.

10:24
Rritet numri i azilkërkuesve sirianë në Shqipëri

Shqipëria raportoi rritjen e numrit të aplikimeve për azil. Krahasuar me 307 kërkesat në 2017-ën, deri në gusht të këtij viti u shënuan 3000 aplikime.

10:01
Karvani i emigrantëve, çfarë i shtyn të marshojnë?

Teksa SHBA mbetet e rrëmbyer nga ethet e zgjedhjeve të mesmandatit, karvani me mijëra emigrantë, të nisur nga Amerika Qendrore, vazhdojnë të marshojnë në këmbë drejt SHBA-ve.

09:09
Demokratët fitojnë Kongresin. Rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit të zgjedhjeve në SHBA

Demokratët shpallin fitoren për Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e së martës, ndërsa republikanët duket se kanë mbajtur kontrollin e Senatit. Kryetarja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në krah të figurave të tjera me peshë, doli para mbështetësve demokratë, duke thënë se është një ditë e re për Amerikën.

08:56
“Wembley ka një fushë m…”

Fusha e stadiumit mitik anglez “Wembley” është në gjendje shumë të keqe prej disa kohësh dhe trajneri holandez i PSV Eindhoven, Mark van Bommel e bëri shumë të qartë këtë gjë duke mos e kursyer fjalorin në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

08:16
SHBA/ Demokratët fitojnë Kongresin, telashe për Trumpin

Demokratët amerikanë kanë marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet për Kongresin, duke i dhënë një “goditje” Presidentit Donald Trump.

08:09
Vlorë, digjen dy automjete

Rreth orës 03:00 të mëngjesit, në afërsi të rrugës transballkanike në Vlorë, janë djegur dy automjete që kanë qenë të parkuara.

08:00
Vritet miku i Shullazit. Atentati në Durrës, autorët djegin mjetin pas ngjarjes

Një ngjarje e rëndë u regjistrua dje në mbrëmje, rreth orës 23 e 15 minuta në qytetin e Durrësit.

05:56
Ushtria e përbashkët europiane, KE mbështet idenë e Macron

“Një ditë do të formohet edhe ushtria e BE-së”, tha Komisioni Europian të martën, pasi presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për një “ushtri të vërtetë evropiane”, për të reduktuar varësinë nga Shtetet e Bashkuara.

05:09
Brenda jahtit luksoz të aktorit të njohur (Foto)

Aktori i njohur nga Hong Kongu, Jackie Chan i bëri vetes një dhuratë goxha të shtrenjtë.

04:26
Stoltenberg: Qëndrojmë në Afganistan, deri sa talebanët të negociojnë paqen

Problemet e sigurisë dhe sulmet e brendshme ndaj trupave të NATO-s në Afganistan nuk do të ndikojnë në angazhimin e aleancës për të ndërtuar një “forcë afgane” të aftë për t’i bërë talebanët të pranojnë një fund të negociuar për luftën, tha të martën zyrtari i lartë i NATO-s.

03:40
Mbahet në Paris eventi më i rëndësishëm ndërkombëtar i fotografisë

Në Paris do të zhvillohet “Paris Photo 2018”, eventi më i rëndësishëm ndërkombëtar dedikuar fotografisë. Nga data 8 deri në 11 Nëntor, “Grand Palais Paris” do të mirëpresë edicionin e 22 të shfaqjes së madhe, ku do të marrin pjesë 166 galeri nga e gjithë bota dhe 31 editorë ndërkombëtarë.

02:54
Irani sfidon sanksionet amerikane: Kemi shitur naftë në sasi të mjaftueshme

Irani tha të martën se kishte arritur deri tani të shesë aq naftë sa edhe ka nevojë, pavarësisht presionit të SHBA-ve, por u bëri thirrje vendeve europiane të kundërshtojnë sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe të bëjnë më shumë për të mbrojtur Iranin, pasi Rusia dhe Turqia gjithashtu shprehën kundërshtimet e tyre.

02:12
McLeish publikon listën, Skocia me mungesa në Shkodër

Skocia do të jetë mysafire e Shqipërisë në “Loro Boriçi” në mbrëmjen e 17 Nëntorit, në një sfidë mjaft të rëndësishme, të vlefshme për kompeticionin më të ri të UEFA-s, Ligën e Kombeve, njëkohësisht edhe takimi i fundit në grupe për kuqezinjtë e Panuccit .

01:29
Pa marrëveshje për buxhetin, KE mund të aplikojë sanksione ndaj Italisë

Komisioni Europian mund të vendosë sanksione ndaj Italisë, si një mjet i fundit nëse nuk arrijnë të gjejnë një marrëveshje mbi buxhetin e Romës për vitin e ardhshëm, por Brukseli dëshiron ta shmangë atë mundësi, tha komisioneri i ekonomisë, i Bashkimit Europian të martën.

00:57
Spalletti: Reagim shumë kurajoz, ndaj skuadrës më të fortë

Trajneri i Interit Luciano Spalletti nuk e fshehu entuziazmin për barazimin që skuadra e tij arriti në përballjen me Barcelonën, në sfidën e luajtur mbrëmjen e djeshme në Milano, për grupet e Ligës së Kampionëve.

00:22
Greqia marrëveshje historike me Kishën Ortodokse, nuk do paguajë rrogat e priftërinjve

Greqia dhe kisha e saj e fuqishme ortodokse ranë dakord paraprakisht të martën për të hequr rreth 10.000 priftërinj dhe stafin ndihmës nga lista e pagave të shtetit, në një marrëveshje që mund të hapë rrugën për një dallim më të qartë midis kishës dhe shtetit.

E martë, 06 Nëntor 2018
23:50
Tronditet Durrësi, vritet një person dhe plagoset një tjetër në zonën e plazhit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin bregdetar të Durrësit, ku një shtetas është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

23:38
Departamenti Amerikan i Shtetit gati sanksione shtesë ndaj Rusisë

Departamenti Amerikan i Shtetit synon të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë për mos përmbushjen e kushteve që burojnë nga një ligj ndërkombëtar për armët kimike, pas një sulmi me agjent nervor ndaj një ish spiuni rus në Britani.

23:13
Icardi shmang humbjen e Interit, Napoli ndal sërish PSG-në

Në barazim 1-1 përfundoi një tjetër supersfidë e mbrëmjes së sotme, ajo e luajtur në “San Paolo” mes Napolit vendas dhe francezëve të Paris Saint Germain. Miqtë gjetën të parët avantazhin me anë të Bernat, që shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa skuadra e Ancelottit barazoi në minutën e 63-të, kur Insigne mposhti Gigi Buffonin nga pika e bardhë e penalltisë.

22:57
Andre Silva: Largimi nga Milani, ishte zgjedhja më e mirë

Verën e 2017-ës, Andre Silva ishte një nga blerjet më të bujshme të Milanit, pasi kuqezinjtë paguan plot 40 milionë euro në arkat e Portos, për të sjellë në Milano sulmuesit, që pritej të shndërrohej në lider të skuadrës.

22:55
Sinkronizmi perfekt “pa gravitet” – FOTO

Sinkronizmi i notuesve nën ujë është një nga sportet më të veçanta në Lojërat Olimpike.

22:52
Vjeshta, fatlume për të porsalindurit

Të lindësh mes fundit të verës dhe fillimit të vjeshtës je vërtetë me fat.

22:36
Kriza qeveri-president, Spiropali: Duan ta kthejnë në krizë të reformës në drejtësi

Mos dekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, i ka trazuar sërish “ujërat” e politikës në Shqipëri. Kjo temë është trajtuar edhe në studion e “Top Show”, ku pjesë e panelit ka qenë edhe deputetja PS, Elisa Spiropali.

22:27
I dyshuari për bombat postare do të mbahet në paraburgim

Një amerikan i akuzuar për dërgimin e 16 pakove-bombë në adresë të politikanëve të rëndësishëm demokratë dhe të kritikëve të Presidentit Trump u paraqitet të martën për herë të parë në një gjykatë federale të Nju Jorkut dhe gjykatësi urdhëroi që ai të mbahet i ndaluar pa kusht.

22:17
Konkursi i fundit “Miss Bumbum” mbyllet ters, përleshen konkurrentet

Gjatë këtij viti, në Brazil u vendos që Miss Bumbum 2018 do të ishte i fundit që organizohej. Por fundi i konkursit të vitheve më të bukura nuk ishte i lavdishëm.

22:08
Zgjedhjet në SHBA, s’ka raportim për ndërhyrje ruse

Megjithë shqetësimet lidhur me ndërhyrjen e huaj, sipas monitorëve federalë, zgjedhjet e së martës për në Kongres, nuk janë shoqëruar nga ndonjë incident.

21:57
Modelja e “Victoria’s Secret” sfilon me recipetat e rralla

Ashtu si çdo vit, Victoria’s Secret ka zbuluar përpara publikut të gjerë recipetën e saj të rrallë, atë 1 milionë dollarëshe “Dream Angels” e krijuar e gjitha me gurë Swarovski.

21:50
Vëllezërit Hazard zbulojnë bastin mes tyre

Nëse shikohet klasifikimi i golashënuesve në Premier League dhe Bundesliga, do të vihet re diçka e ngjashme. Në krye është Hazard me 7 gola, si në Angli, po ashtu dhe në Gjermani, por ndryshimi është se ndryshojnë emrat, Eden dhe Thorgan.

21:07
Liverpool-i bie në Beograd, Monaco shkatërrohet nga Brugge

Liverpooli është dorëzuar dhe ka dalë pa pikë nga Beogradi, duke e bwrw tw vwshtirw tashmw kualifikimin nga grupi i Champions League.

21:04
Arkitektura moderne e Stambollit

Nëse kur dëgjoni për qytetin e Stambollit ju vijnë në mendje vetëm pamje xhamish, minaresh e kishash bizantine, atëherë nuk e keni parë anën moderne të qytetit, që është kapur me shumë art nga fotografi Jener Torun.

21:04
Pushtuan fushën, shoqërohen në polici tifozët e Tiranës

Rreth orës 19:50 në përfundim të ndeshjes së zhvilluar midis ekipeve “Tirana -Kukësi” të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, kanë hyrë në fushë disa tifozë të Tiranës ku një pjesë e tyre janë shoqëruar nga shërbimet e policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

20:58
Pasojat e sanksioneve të SHBA në Lindjen e Mesme

Sanksionet e reja të SHBA e venё Iranin nën presion ekonomik. Por ato kanë edhe efekt të fortё politik. Këto sanksione prekin jo vetëm Iranin, por mund të influencojnë të gjithë rajonin me pasoja të paparashikueshme.

20:39
Vlorë, plagoset me armë pranë Universitetit një 18-vjeçar

Rreth orës 19:45, në Spitalin Rajonal Vlorë ka mbërritur një person, i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

20:34
Skandali në Apelin e Vlorës: Gjyqtarja, dy vendime të ndryshme për të njëjtën pronë!

Fiks Fare faktoi me zë dhe figurë veprimet e gjyqtares Brikena Ukperaj Lubonja, e cila ka dhënë disa vendime të ndryshme për një pronë. Fillimisht, gjatë kohës që ka qenë gjyqtare në Lushnje, ka dhënë disa vendime ku i jep qytetares Nurjeta Shefa një pronë, të përfituar me vendimin e kthimit dhe kompensimit të pronave të vitit 1995. Madje, ka dhënë edhe urdhrin e ekzekutimit për të liruar këtë pronë.

20:09
SHBA-Koreja e Veriut, lëvizje e re diplomatike

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të takohet të enjten në New York me një zyrtar të lartë të Koresë së Veriut.

19:53
Shtylla dhe penallti, por Tirana-Kukësi mbyllet pa gola

Tirana dhe Kukësi e mbyllën në barazim pa gola ndeshjen mes tyre që ngriti dhe siparin e javës së 12 në kategorinë Superiore. Edhe pse me rrjeta të paprekura, 90 minutëshi i zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” kishte një ritëm të lartë, shtylla dhe madje penallti.

19:46
Vettingu ngel studentët; Pa përfunduar gjykatësit, nis shqyrtimi i magjistratëve

Me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë që nuk janë mbyllur ende, komisionerët e vettingut i zhvendosin kontrollet e trefishta shume larg listës prioritare dhe njerëzve të drejtësisë të përfolur për korrupsion.

19:45
Shkencëtarët e Harvard: “Mund të jetë anije aliene për të vëzhguar tokën”

Astronomët e universitetit Harvard, në SHBA, thanë se objekti misterioz, me ngjyrë të kuqe të errët, i cili hyri vjet në sistemin tonë diellor, mund të ketë qenë anije kozmike jashtëtokësore, e dërguar për të hetuar tokën.

19:20
Vjeshta si pranverë; Temperatura të larta edhe gjatë muajit nëntor

Pranvera nuk është larguar, vjeshta do të vijojë të jetë e tillë sipas kushteve atmosferike. Çadrën mos e merrni me vete këto ditë nëntori, pasi temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta.

19:18
Tymi nuk ndalet në Porto Romano, banorët: Sërish në protesta

Kanë kaluar disa ditë nga protesta studentore kundër ndotjes mjedisore në Porto Romano, po situata mbetet e njëjtë. Mbetjet urbane vazhdojnë të depozitohen dhe digjen në vendgrumbullimin e tyre në Porto Romano, ndërsa tymi toksik që qëndron pezull mbi zonë i ndihmuar dhe nga era përhapet mbi lagjet e afërta të banuara, korpusin universitar dhe më tej në qytetin e Durrësit.

19:13
Stolitë indiane të familjes mbretërore të Katarit

Në shekullin e 17, një thikë nefriti, e punuar me mjeshtëri dhe e veshur me flori, u krijua për Shah Xhehanin,  perandorin që ndërtoi Taxh Mahalin. Dy shekuj më vonë përfundoi në koleksionin privat të Samuel Mors, shpikësi i kodit Mors.

18:59
Pse fitoi Milani në CAS? Arbitrazhi hodhi poshtë UEFA-n!

Gjykata e arbitrazhit sportiv ka vendosur të hedhë poshtë çdo vendim të UEFA-s kundër Milanit, duke rikthyer ekipin kuqezi në Europa lig, pas sanksionit të përkohshëm nga vetë qeveria e futbollit kontinental. Në një dosje prej 50 faqesh të zbuluar këtë të martë, dolën në dritë disa faktorë që shtynë gjykatën me seli në Lozanë, të kthejë dënimin ndaj ekipit milanez, për thyerjen e rregullave financiare.

18:34
Gjashtë të arrestuar në Francë, planifikonin sulm kundër Makronit

Gjashtë persona të angazhuar me të djathtën ekstreme franceze u arrestuan këtë të martë si të dyshuar për një sulm të dhunshëm kundër presidentit francez, Emanuel Makron.

18:24
Mediat greke: Autoritetet shqiptare i japin familjarëve trupin e Kacifas

Autoritetet shqiptare kanë njoftuar familjarët e Konstantinos Kacifas se mund të shkojnë në Tiranë për të tërhequr trupin e tij.

18:08
Zgjedhjet në PE, Basha bën publike votat e PD: Shkojnë për Manfred Weber

Partia Demokratike do të votojë për herë të parë një kandidat të PPE për President të Komisonit Europian.

18:07
Gara që çmend bastvënësit australianë

Rreth 100 mijë persona u mblodhën në pistën ikonike “Flemington” të Melbournit, ku organizohet gara më e famshme e kuajve jo vetëm në Australi, por në të gjithë botën.

17:57
Revista franceze “Marie Claire”: Tirana, “parajsa” e vogël e Ballkanit

Revista e njohur franceze “Marie Claire” i ka kushtuar një artikull kryeqytetit shqiptar, duke e cilësuar si qytetin që “nuk fle kurrë”.

17:56
Shqipëria nxjerr në ankand 9,8 miliardë lekë në bono thesari

Ministria e Financave ka bërë me dije se më 13 nëntor të këtij viti do të nxjerrë në ankand 9,8 miliardë lekë në Bono Thesari.

17:43
Kosova vendos taksa shtesë për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës

Të gjitha mallrat që shkojnë nga Serbia dhe Bosnja herzegovina në Kosovë do të paguajnë taksë shtesë prej 10%.

17:42
Demi “tërbon” edhe grekët (FOTO)

Demi Rose nuk di të ndalet. Kudo që shkon modelja 23 vjeçare di si të tëheqë vëmendjen me format e saj seksi.

17:29
“Gattuso largohet nga Milani, e zëvendëson trajneri i madh?!”

Rino Gattuso është duke shijuar tre fitoret e fundit, që duket se kanë sjellë pak qetësi në ambientin kuqezi dhe siguri në stolin e tij, por nga Franca mbërrijnë të rejat e fundit ku citojnë që tani emrin e pasardhësit të tij.

17:20
Shqiptari nga Kosova, kandidat për asamblenë e Nju Jork

Shqiptari nga Kosova, Vedat Gashi, është një nga kandidatët për asamblenë e Nju Jork, duke triumfuar në garën e brendshme të Partisë së Pavarësisë në Nju Jork, duke marrë edhe emërimin nga demokratët. Në një lëvizje të papritur, partia, e cila në zgjedhjet e kaluar mbështeti Kevin Byrne, tashmë ka vendosur të mbështesë kandidatin e sapoardhur.

16:58
“Facebook është përdorur për të nxitur dhunën në Mianmar”

Një raport i pavarur i përgatitur me kërkesën e “Facebook”-ut zbuloi se platforma është përdorur nga disa përdorues për të “nxitur dhunën” në Mianmar.

16:33
Pranga 42-vjeçares serbe në Muriqan, ishte në kërkim ndërkombëtar

Një grua e shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në prangat e policisë kufitare në Muriqan, me qëllim ekstradimi.

16:28
Maqedoni: Ndryshimet kushtetuese, të mërkurën nisin shqyrtimet e amendamenteve

Kuvendi i Maqedonisë nesër nis shqyrtimin e teksteve të amendamenteve për ndryshimet kushtetuese.

16:22
Haradinaj i vendosur: Ideja për shkëmbim territoresh ka vdekur

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë takimit me kancelarin austriak Sebastian Kurz, edhe një herë tha se ideja për shkëmbim territoresh ka vdekur.

16:20
Top Talk/ Daci: Zero shanse për shkarkimin e Presidentit

Mos dekretimi i Metës të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm shënoi precedentin e parë duke çuar në një përplasje mes mazhorancës dhe institucionit të Presidentit. I ftuari i radhës në studion e “Top Talk” ka qenë juristi dhe konstitucionalisti Jordan Daci.

16:10
“Amazing Grace”, një dokumentar për Aretha Franklin

Një dokumentar i shumëpritur mbi Aretha Franklin do të shfaqet “premierë” në Nju Jork, 46 vite pas filmimeve.

16:09
SHBA, çfarë janë zgjedhjet e mesmandatit?

Sot, dy partitë kryesore në SHBA synojnë të marrin drejtimin e Kongresit, nëpërmjet zgjedhjeve të mesmandatit.

15:55
Meta dhe Rama po “luajnë” në mungesë të Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh këtë të martë në një seancë jashtë radhe, për të miratuar formalisht shkarkimin e Fatmir Xhafajt si ministër të Punëve të Brendshme. Por, kryeministri Rama, përmes një fjalimi parashtroi edhe qëndrimin e qeverisë dhe mazhorancës në raport me vendimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të mos dekretuar si ministër të Brendshëm Sandër Lleshin. Rama foli si në aspektin politik, ashtu dhe në aspektin kushtetues për këtë çështje, për të cilën ishte ftuar në studion e “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, juristi dhe konstitucionalisti Jordan Daci.

15:54
Meta kërkon nxitjen e turizmit me Kalabrinë

Presidenti Ilir Meta në krye të një delegacioni zyrtar, u prit sot nga Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Gerardio Mario Oliverio.

15:32
Profesionet e lira do tatohen. Nisma që prek juristët, mjekët dhe financierët

Profesionet e lira që kanë marrë licensë si persona fizkë, apo dhe biznese në këtë status do të përfshihen në një skemë për mos shmangie e tatimit mbi të ardhurat personale.

15:30
Pochettino refuzon sërish Realin e Madridit

Reali i Madridit dështoi sërish në përpjekjen për të sjellë në “Santiago Bernabeu” trajnerin Mauricio Pochettino.

15:25
U shkarkua sot, digjet mjeti i ish-shefit të policisë së Burgut të Drenovës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në qytetin e Korçës, ku është djegur automjeti i ish-shefit të policisë së Burgut të Drenovës, Adriatik Parisi.

15:17
Tiranë-Durrës, rruga me 100 mijë mjete

Trafiku në rrugën Tiranë-Durrës pritet të dyfishohet brenda 20 viteve të ardhshme deri në mbi 100 mijë mjete në ditë, duke sjellë më shumë të ardhura për privatin nëse qeveria do e japë me koncesion.

15:03
Parma gati për muajin e kulturës shqiptare

Organizuar nga Shoqata “Skënderbeu”, me rastin e festës së pavarësisë së Shqipërisë, do të nisë edicioni i 12-të i Muajit të Kulturës Shqiptare në Parma, me një program të veçantë që shpalos historinë, kulturën dhe traditat e Shqipërisë.

14:45
Meta dekreton kreun e SHISH-it. Vendimi pas një viti, Bendo shkon në Kuvend

Më shumë se një vit pas propozimit nga kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta krijoi bindjen dhe dekretoi Helidon Bendon në krye të Shërbimit Informativ(SHISH).

14:30
Rama i jep kohë Metës: Presidenti ende nuk e ka thënë fjalën e fundit

Kur të gjithë prisnin të dëgjonin lëvizjen e radhës së Kryeministrit në shahun me Presidentin e Republikës, Edi Rama i dha ende kohë Ilir Metës.

14:21
Rama çon Lleshin në ministri. Del nga ministria me Xhafajn

Sapo përfundoi seanca e Kuvendit ku Edi Rama tha se i ishte forcuar bindja se Sandër Lleshi do e bënte mirë detyrën, është mbledhur qeveria.

14:03
Fleckenstein: T’i lëmë Thaçin dhe Vuçiq të bëjnë punën e tyre

Anëtari i Parlamentit evropian Knut Fleckenstein tha sot se Bashkimi Evropian nuk dëshiron të ketë konflikt në komunitetin e tyre dhe se çështja e Kosovës është e rëndësishme, por BE nuk duhet të përzihet.