Me 9 suksese në 10 ndeshje të zhvilluara, askush nuk do ta kishte menduar një kthesë kaq të fortë në sezonin e Manchester United, por trajneri Solskjaer bëri “djajtë e kuq” të festojnë edhe këtë fundjavë.

Në transfertën e vështirë në fushën e Leicester Cityt, miqtë u imponuan me vetëm një gol, duke iu afruar zonës që të kualifikon në Champions League.

Pogba shpiku një asist, ndërsa Rashford finalizoi në kuadratin e Leicester Cityt, pasi i vodhi kohën mbrojtjes.

Kjo ishte pika kulmore e 90-minutëshit në “Kings Power Stadium”. Sulmuesi i Manchester United festoi kështu më së miri praninë e tij të 100-të në kampionatin anglez, e gjithçka kur është vetëm 21 vjeç.

Portieri De Gea u impenjua gjithashtu në disa ndërhyrje vendimtare, që ruajtën kuadratin e mbrojtur prej tij të paprekur.

Top Channel