Shkon në 1450 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, 50 mijë të tjerë ende të zhdukur
Një tragjedi ndodhi sot në mëngjes në lagjen Poblenou të Barcelonës, kur dy persona humbën jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor, ndërsa një tjetër u plagos.
Sipas informacionit nga Policia Katalanase (Mossos), fillimisht një shofer makine ishte ndjekur nga një parking për shkak të drejtimit të rrezikshëm, ndërsa menaxherët e parkingut njoftuan autoritetet.
🇪🇸 | Dos muertos en un choque en Barcelona provocado por un conductor magrebí, en un coche de matrícula francesa, que huía de la policía catalana. pic.twitter.com/UtaKugwzvM
— ʜᴇʀQʟᴇs (@herqles_es) June 28, 2026
Shoferi më pas u përpoq t’i shpëtonte Policisë dhe të largohej me makinë. Pak më vonë, ai u përplas me një makinë që ishte ndaluar në semafor, duke rezultuar në vdekjen e menjëhershme të dy shoferëve. Zjarrfikësit nxituan në vendngjarje, të cilët nxorën të plagosurin, i cili u dërgua me ambulancë në spital.
Autoritetet po presin rezultatet e autopsisë për të përcaktuar nëse shoferi kishte konsumuar ndonjë substancë dhe po drejtonte vetë në këtë mënyrë apo nëse vuante nga ndonjë sëmundje.
Top Channel