Reali i Madridit mori një fitore të pastër në shtëpi, ndaj Alavesit në kampionatin spanjoll të futbollit, rezultat që nuk e ngjit në hierarkinë e La Ligës, por e afron në pikë me kryesuesit.

“Galaktikët” shënuan 3 herë në portën e miqve. Fillimisht ishte francezi Benzema, që prishi ekuilibrat pas gjysmë ore lojë, e më pas Vinícius Júnior e Mariano siguruan rezultatin.

Me këtë fitore në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Reali shkon në kuotën e 42 pikëve, në vendin e tretë, 8 më pak sesa Barça kryesuese.

Atletico e Madridit kishte mundësinë të rihapte La Ligën, por nuk e shfrytëzoi ndalesën e Barcelonës, madje dështoi në mënyrë të bujshme në transfertën e Sevijës.

Skuadra e Simeones humbi 1-0 përballë Betisit, duke ngritur pikëpyetje nëse është vërtet e aftë për titullin, 5 muaj distancë nga humbja e fundit në kampionatin spanjoll. Debutimi i Moratës ishte mesatar, ndërsa tani Atletico përgatitet për të shtunën, kur do të luhet derbi i Madridit.

Top Channel