Shkarkohet nga detyra i gjithë zinxhiri komandues i bazës ushtarake detare të Pashalimanit.

Masat vijnë pas rastit të vjedhjes së armatimit dhe armëve nga depot e kësaj baze.

Vendimet për shkarkimin e 15 ushtarakëve u morën pas hetimit administrativ të zhvilluar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave ta Armatosura.

Ndërkohë, i është propozuar presidentit edhe shkarkimi i komandantit të Forcës Detare shqiptare, gjeneral Ylber Dogjani.

Për këtë ngjarje janë në ndjekje penale edhe 5 punonjës të kësaj baze.

Top Channel