Javën e kaluar nuk arriti të shfrytëzojë hapin fals të Manchester City-t, pro këtë javë Liverpooli bëri një tjetër hap fals, pasi u dha një “asist” rivalëve të tyre për titull.

Kjo pasi “the reds” dështuan të fitojnë në transfertën ndaj West Hamit, ku nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, duke pranuar të dalin nga fusha me vetëm një pikë.

Sadio Mane kaloi në avantazh Liverpoolin në minutën e 22-të, por vendasit u kundërpërgjigjën vetëm 6 minuta më vonë me anë të Antonios. Klopp përdori të gjitha kartat për të arritur te fitorja, por të besuarit e tij nuk arritën të dërgojnë topin në rrjetë.

Në përfundim të takimit, tekniku gjerman i Liverpoolit pati edhe një përplasje me arbitrat e ndeshjes, duke kontestuar ashpër disa prej vendimeve të tyre.

Top Channel