Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës në Tiranë. Si pasojë e zjarrit kanë mbetur të lënduar dy persona.

Policia ka njoftuar se rreth orës 16:15, në rrugën “Irfan Tomini”, në katin e pestë të një pallati, në një banesë ka rënë zjarr i cili është fikur nga shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë.

Për pasojë kanë pësuar lëndime të lehta dy personat që ndodheshin në banesë, babë e birë, ndërsa paraprakisht dyshohet që zjarri të ketë rënë si pasojë e rrejdhjes së gazit nga një bombël.

Top Channel