Zelensky ngre alarmin: Nëse lufta në Iran vijon, do ta kemi të vështirë të blejmë sisteme anti-raketore nga SHBA 23/04 08:50
Grupi Parlamentar i LSI-së ka depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.
Kjo kërkesë për interpelancë urgjente vjen për zhbllokimin e buxhetit të Bashkisë Skrapar.
“Kërkesa për interpelancë urgjente pasi Dega e Thesarit Skrapar ka bllokuar veprimtaritë financiare. Si pasojë janë bllokuar veprimtaritë financiare për furnizimin me ushqim të konvikteve dhe të çerdheve. Nuk ka financim për pagat e punonjësve dhe furnizimin me ushqim të qendrës për personat me nevoja të veçanta”, shkruhet në kërkesën e LSI-së.
Top Channel