Së shpejti në Tiranë do të hapet zyra e EUROPOL-it.

Ndërkohë, ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, inkurajoi prokurorët që të aplikojnë për SPAK-un.

“Do të ketë mbështetje politike dhe financiare nga BE-ja. Do të jepen 34 milionë euro për të mbështetur reformën në drejtësi”, tha Soreca.

Ndërkohë, ish-kryetarja e Prokurorisë Speciale kroate (USKOK), Tamar Laptosh, e cila do të jetë eksperte e EURALIUS-it për dy vite në Shqipëri, tha se duhet “jo vetëm ndjekje penale, por konfiskim i aseteve të përfituara nga krimi i organizuar dhe korrupsionit”.

Top Channel