Me ngricat që kanë mbërthyer Shtetet e Bashkuara dhe atë që disa e cilësojnë si apokalipsin e akullt, në rajonet verilindore duket gati e pamundur që të mendohet një lojë me makina në të ftohtë.

Por, pavarësisht kushteve ekstreme atmosferike, gara me makina në akull mbetet një aktivitet tejet popullor, mjafton që i ftohti të mbërrijë deri aty, sa liqenet të ngrijnë mirë dhe trashësia e akullit atje të jetë aq sa duhet për të mbajtur një makinë në lëvizje.

Entuziastët e këtij sporti morën pjesë në Kupën e 35-të Latchkey, e cila u zhvillua në një liqen të ngrirë në New Hampshire në verilindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht kontrolleve, siguria mbetet një shqetësim për pjesëmarrësit.

“Nuk e di të them të drejtën, nuk kam shqetësim tjetër përveç thyerjes së akullit. Vetëm atë frikë kam”, tha një pjesëmarrës.

“Disa njerëz shkojnë në kishë të dielën, ndërsa ne shkojmë në gara”, thanë një grup vajzash.

Garimi në akull konsiderohet një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar e praktikuar kontrollin e automjetit. Sado e çuditshme që të duket, – thonë organizatorët, – drejtuesit e makinave të përfshira në këto lloj garash konsiderohen si më të sigurtët, sepse në akull – thotë ata, – reagimi kthehet në instikt, gjë që të bën më të kujdesshëm me shpejtësitë normale në rrugë.

Top Channel