E mërkurë, 06 Shkurt 2019
14:25
Zyra të reja për njësitë 1 dhe 2, Veliaj: Aplikoni për karta identiteti

Banorët e njësive administrative 1 dhe 2 kanë tanimë zyra të reja, ku mund të pajisen me kartat identiteti apo pasaporta biometrike. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme kanë mundësuar hapjen e zyrave të reja pranë shkollës “1 Maji”.

14:02
Tusk: Një vend special në ferr për mbështetësit e “Brexit”-it

Ata që e mbështesin “Brexit”-in pa plan, meritojnë një vend në ferr. Komenti në Twitter i presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, ishte tepër i fortë dhe i drejtpërdrejtë, ndërsa e bëri të qartë se BE-ja do të këmbëngulë për kufirin irlandez në çdo marrëveshje largimi të Mbretërisë së Bashkuar.

13:38
SPAK, KLP-ja zgjat deri më 21 shkurt afatin për prokurorët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjatur deri më 21 shkurt, afatin e dorëzimit të aplikimeve për ngritjen e Strukturës së Posaçme për hetimin e Antikorrupsionit, e njohur si SPAK, për shkak të numrit të pakët të aplikantëve deri më tani, siç bëjnë të ditur burimet.

13:27
Meta, Basha dhe ish ministri Bushati përshëndesin nënshkrimin e protokollit të NATO-s

Nënshkrimin e protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në aleancën ushtarake perëndimore, NATO, e kanë përshëndetur këtë të mërkurë edhe kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, kryetari i opozitës Lulzim Basha, por edhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

13:19
Bebe Rexha, tani edhe në film të animuar

Bebe Rexha do jetë aktore zëri në filmin e animuar “Ugly Dolls”.

13:14
Pink nderohet me yll në Bulevardin e Famës në Hollivud

Pink u nderua me yll në Bulevardin e Famës.

12:59
Icardi s’ka rinovuar me Interin, argjentinasin e kërkojnë të gjithë

E ardhmja e Mauro Icardit vazhdon të jetë një temë diskutimi në futbollin italian.

12:54
Mayweather “thyen” internetin me koleksionin e tij të makinave (Video)

Floyd Mayweather shpërndau një video në rrjetet sociale ku tregoi se ka bërë disa shtesa në koleksionin e tij të jashtëzakonshëm të makinave.

12:39
Wake Up/ Sopranoja rrëfen emocionet e forta në skenën e Royal Opera House

Shqiptarja me famë botërore Ermonela Jaho ose thënë ndryshe mbretëresha e skenës operistike është shndërruar në kryefjalën e mediave botërore, duke përcjellë emocione të jashtëzakonshme përpara një publiku të gjerë.

12:29
Wake Up/ Sociologu Redi Shehu: Mësuesit kanë humbur autoritetin

I ftuar në “Wake Up”, sociologu Redi Shehu duke folur për rastin e 13 vjeçares në qytetin e Kavajës, u shpreh se situata është alarmante në shkollat shqiptare.

12:29
Vlorë, qëllon për vdekje bashkëshorten, tenton të vetëvritet

Një krim në familje tronditi qytetin e Vlorës pak pas mesditës së kësaj të mërkure.

12:11
Në varrim me qiri! Dropull, energjia mungon në 5 fshatra

Shumë fshatra të Dropullit të Sipërm kalojnë ditë të tëra pa energji elektrike. Banorët tregojnë se, kufizimet në kohë me reshje janë edhe më të gjata.

12:05
Shëngjin, peshkatarët rrezikohen më shumë në breg

“Duke nxjerrë peshkun dje, i rrëshqiti këmba dhe ra poshtë”. Ky është rrëfimi i një peshkatari për ngjarjen e një kolegut të tij një ditë më parë, në Shëngjin.

11:58
Kupa e Kombeve të Afrikës, CAF: Egjipti është gati

Egjipti është caktuar si vendi që do të presë Kupën e Kombeve të Afrikës për këtë vit. Fillimisht ky turne ishte caktuar që të zhvillohej në Kamerun, por atij iu hoq e drejta e organizimit për shkak të vonesave në përgatitje dhe problemeve me sigurinë.

11:47
Skulptori nga Fieri që ktheu shtëpinë tij në muze pikturash e skulpturash

Piktori dhe skulptori i njohur nga Fieri, Shkëlqim Meçaj me një eksperiencë prej dekadash në profesionin e tij, ka kthyer shtëpinë e tij në muze pikturash dhe skulpturash unike e të veçanta.

11:45
Shtyhet seanca, Tahiri: Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi

“Nuk e kam humbur ende durimin, do të pres…dhe pastaj do të flas”. Me këto fjalë reagoi për mediet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pas daljes nga godina e Prokurorisë dhe Gjykatës për Krimet e Rënda, ku u zhvillua me dyer të mbyllura seanca me në fokus kundërshtimin e tij për shtyrjen e mëtejshme të hetimeve.

11:37
“Dajti n’Fest”, një mundësi e jashtëzakonshme për të kaluar fundjavën

E kthyer tashmë në një traditë, “Dajti n’Fest” do të mbledh bashkë këtë të shtunë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, të apasionuar pas natyrës, sporteve dhe tradicionales. Aktiviteti organizohet nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.

11:34
Arrestohet grabitësi shqiptar në Itali, lidhi këmbë e duar një 84 vjeçare

Një shqiptar është arrestuar në Asiz të Italisë sepse shkeli vendimin e Gjykatës në Asti, e cila kishte lënë ndaj tij masën e arrestit shtëpiak në orët e mbrëmjes.

11:26
Në shtëpinë tonë/ Si të kujdeseni për psoriazën dhe ekzemën

Sëmundjet e lëkurës si psoriaza dhe ekzema shkaktojnë inflamacion të zonave të caktuara të trupit, nxitin kruarjen e këtyre sipërfaqeve, si edhe shfaqin skuqje dhe shpeshtim të lëkurës.

11:04
Rektorët kërkojnë rritjen e buxhetit të universiteteve

Ashtu siç ishte programuar, këtë të mërkurë Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka zhvilluar një seancë dëgjimore me rektorët e universiteteve publike për situatën e krijuar në universitete gjatë dhe pas protestës studentore.

10:46
“El Clasico” në Kupën e Mbretit, gjysmëfinalja e parë Barça-Real

Rikthehet “El Clasico” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit për këtë sezon. Këtë radhë, dy gjigantët e futbollit spanjoll do të luajnë ndeshjen e tyre të parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, që do të zhvillohet në “Camp Nou”.

10:38
Vuante nga depresioni, vetëdigjet me benzinë i moshuari

Një i moshuar rreth 67 vjeç i ka dhënë fund jetës duke u djegur me benzinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shijak, mëngjesin e kësaj të mërkure.

10:28
Tahiri, te Krimet e Rënda kundër zgjatjes së hetimeve

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën për Krimet e Rënda, për shqyrtimin e ankimimit të tij kundër zgjatjes së pajustifikueshme – sipas tij, – të afatit të hetimeve, kërkesë e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

10:22
“Oscars” pa prezantues, hera e parë në 30 vite

Për të parën herë në 30 vite, ceremonia e ndarjes së çmimeve më të mëdha të kinematografisë, atyre “Oscar”, do të zhvillohet pa një prezantues zyrtar.

10:17
Përmbyset kamioni me skrap, s’ka të lënduar. Mbetet, ende në rrugë

Një kamion me targa të Kosovës është përmbysur rreth mesnatës në rrethrrotullimin e “Bishtit të Zhurit”, në Rrogozhinë, pika lidhëse mes autostradës Rrogozhinë-Peqin dhe Rrogozhinë-Durrës.

09:59
Maqedonia e Veriut në NATO, nënshkruhet protokolli. Greqia e voton të premten

Vendet anëtare të NATO-s nënshkruan sot në Bruksel protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në aleancën më të madhe ushtarake të globit. Secili prej tyre ka firmosur veç e veç, ndërsa vendi i parë që nënshkroi ishte Republika e Shqipërisë, për shkak të rendit alfabetik.

09:50
Racizmi, anulohet tapeti i kuq për filmin e fundit të Liam Neeson

Tapeti i kuq i çeljes së filmit të fundit të Liam Neeson u anulua, në mesin e polemikave që kanë shkaktuar pohimet e fundit të tij se, dikur kishte pasur ndjesinë që donte të vriste një njeri të rastësishëm me ngjyrë, pas përdhunimit të një mikeshës së tij.

09:40
NBA, gjunjëzohen Lakers. Me LeBronin në parket, -42 pikë nga Indiana

Mes ëndrrave për të rrëmbyer Anthony Davis, por që në realitet merr Reggie Bullock nga Detroiti, Los Angeles Lakers, me LeBron Jamesin në parket për 30 sekonda, pësojnë një disfatë për të mos u harruar: plot 42 pikë diferencë nga Indiana Pacers.

09:20
“State of the Union”, Trump flet për emigracionin, NATO-n dhe Traktatin e Armëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mbajti fjalimin e tij të dytë mbi gjendjen e vendit.

09:16
“Trepça” në bisedime? Koçijançiç për “VOA”-n: Ne nuk ndërhyjmë

Bashkimi Europian e bëri të qartë se agjenda e bisedimeve Prishtinë-Beograd përcaktohet nga vet palët. Maja Koçijançiç, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, tha për “Zërin e Amerikës” se ndërmjetësuesi i bisedimeve nuk ndërhyn në temat që sjellin palët në tryezë.

08:57
Arrestime për tenderat, në pranga ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë

Pas një hetimi të gjatë, në lidhje me procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë gjatë periudhës 2016-2017, Prokuroria e Tiranës ka nxjerre fletarreste për disa funksionarë dhe ish-funksionarë të këtij institucioni.

08:48
Trump njofton takim të dytë me Kim Jong-unin, kërkon unitet politik në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi gjatë fjalimit të përvitshëm mbi “gjendjen e kombit” se do të zhvillojë një samit të dytë bërthamor me udhëheqësin e Koresë së Veriut, gjatë këtij muaji.

08:17
Tsipras-Erdogan, dy orë bisedime, asnjë marrëveshje

Për më shumë se dy orë në pallatin presidencial në Ankara, kryeministri Tsipras, që kryen një vizitë dyditore në Turqi, dhe presidenti i vendit Recep Tayyip Erdogan kanë biseduar shumicën e çështjeve për të cilat ndajnë mendime të kundërta, e që shpeshherë acarojnë edhe më tepër marrëdhëniet e trazuara midis dy vendeve fqinje.

05:43
Papa i vendosur t’i japë fund abuzimit seksual me murgeshat, nga ana e priftërinjve

Papa Francesku, papati i të cilit është shënuar nga përpjekjet për të shuar një krizë globale mbi abuzimin seksual të fëmijëve nga klerikët katolikë, tha të martën se ishte i vendosur të ndalonte abuzimin e murgeshave nga priftërinjtë dhe peshkopët, disa prej të cilëve kishin përdorur gratë si skllave seksi.

04:51
BE dhe Irlanda, diskutime për t’i paraprirë Brexit-it pa marrëveshje

Bashkimi Evropian dhe Irlanda janë në diskutime mbi një fond të emergjencave në mënyrë që të kompensojë ndikimin e një Brexit-i pa marrëveshje, në eksportin e ushqimeve të Irlandës në Britani, njoftoi të martën gazeta “The Guardian”.

04:05
Milan akord me Saint-Maximin, por më parë duhet kualifikimi në Champions

Leonardo e kërkoi deri në orët e fundit të merkatos së janarit, por nuk ia doli ta sjellë te Milani sulmuesin e Nices, Saint-Maximin, pasi klubi francez nuk u bind të heqë dorë nga një tjetër yll në repartin e avancuar, pas largimit të Balotellit.

03:20
Vepra e Bansky tërheq fluks vizitorësh në muzeun gjerman

Vepra pjesërisht e shkatërruar e artistit britanik të rrugës, Bansky, po shfaqet për të parën herë në Gjermani, në një muze në Baden Baden.

02:28
ShBA-të nisin dërgimin e ndihmave në kufijtë e Venezuelës

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar ushqime dhe ilaçe në kufirin e Kolumbisë me Venezuelën, tha të martën zyrtarët e SHBA-ve, megjithëse ende është e paqartë se si ndihma do t’i kalojë kundërshtimet e Presidentit Nikolas Maduro, i cili ka bllokuar dërgesat në të kaluarën.

01:42
May planifikon udhëtimin në Bruksel, paralajmëron Brexit pa marrëveshje

Kryeministrja Theresa May do të udhëtojë të enjten në Bruksel për t’u thënë udhëheqësve të Bashkimit Evropian se duhet të pranojnë ndryshime të detyrueshme ligjërisht në marrëveshjet kufitare të Irlandës, për një pakt të daljes së Britanisë, ose do të përballen me perspektivën e një daljeje të çrregullt nga unioni.

00:59
Franca propozon ndryshime në rregullat e konkurrencës brenda BE-së

Franca do të bëjë propozime në muajt e ardhshëm për të përmirësuar rregullat e konkurrencës të Bashkimit Evropian, tha një zyrtar i Ministrisë së Financave të martën, përpara një refuzimi të pritur të një bashkimi të Alstom dhe Siemens.

00:31
Valë arrestimesh ndaj ish funksionarëve të Ministrisë së Drejtësisë, abuzuan me tenderat

Pas një hetimi të gjatë në lidhje me procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë gjatë periudhës 2016-2017, Prokuroria e Tiranës ka prerë fletë arresti për disa funksionarë dhe ish funksionarë të këtij institucioni.

E martë, 05 Shkurt 2019
23:42
Papa Francesku mban meshë historike në Abu Dhabi

Papa Francesku ka mbajtur një meshë historike para rreth 170 mijë katolikëve në një stadium në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, çka edhe kulmoi vizitën e parë të një pape në gjirin Arabik, atje ku islami ka lindur.

23:13
Presidenti Meta pritet nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë në Uashington

Në vijim të vizitës së tij në Uashington D.C, Presidenti i Republikës Ilir META ishte i ftuar sot në një takim nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë.

22:58
Ujërat që trazon vizita e Papës te Emiratet e Bashkuara Arabe

Në Gadishullin Arabik, ku ka lindur islami, nuk sheh shpesh pelegrinë të krishterë. Por kohët e fundit u dyndën te një prej emirateve, Abu Dabi, për meshën e parë të mbajtur nga Papa

22:55
Përdhunimi i 13-vjeçares, Alma Tandili Lleshi: Djemtë s’e dinin që po kryenin vepër penale

Rasti i rëndë i përdhunimit nga 8 djem minorenë të një 13-vjeçareje në Kavajë, duke përdorur një video të saj si një mjet shantazhi, ka tronditur opinion shqiptar. Rasti i 13-vjeçares dhe trajtimi i saj ka qenë tema e mbrëmjes së kësaj të marte në “Top Show”.

22:35
Mourinho, një vit burg me kusht

Duket se kohët e fundit fati e ka braktisur trajnerin Jose Mourinho, pak rëndësi ka fusha në të cilën impenjohet.

22:09
17 vite për 10 fëmijë (FOTO)

Në të kaluarën, të paktën në vendin tonë, familjet me shumë fëmijë ishin diçka normale, por tashmë situata ka ndryshuar dhe të gjesh një çift me 10 fëmijë është pak e rrallë.

22:01
18 dasmat mbretërore të paharrueshme

Dasmat mbretërore kanë qënë gjithmonë tërheqëse për breza të tërë. Në 2011, William dhe Kate pushtuan botën me dasmën e tyre me mbi 2 miliardë shikues.

21:38
Marseille rikthehet te fitorja, Balotelli jashtë skuadre

Olimpiku i Marsejës arriti të rikthehet te fitorja në kampionat, pas dy humbjeve radhazi, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Bordosë.

21:08
Ekspozitë për teknologjinë; Në Pranverë në Tiranë në COD dhe sheshin Skënderbej

Të gjithë e kujtojnë shijen e mirë që na la ekspozita e pothuajse dy viteve më parë në Galerinë Kombëtare të Arteve me kryeveprat italiane. Arthemisia, kompania lider në Evropë në krijimin e e eventeve të tilla, rikthehet së shpejti në Shqipëri brenda pranverës. Me dy ekspozita të tjera, por kësaj here jo më të përqëndruara në artin klasik.

20:38
Ligji për invaliditetin penalizon ata që aksidentohen në fëmijëri

Arven Ymetllari ka humbur këmbën gjatë një aksidenti në moshën 7 vjeçare. Sipas mjekut ai klinikisht është invalid, por ligjërisht nuk trajtohet dot me Kemp pasi ka një vakum ligjor.

20:14
Goditet pirateria televizive; Si humbin paratë abonentët e platformave hajdute

Në qofte se jeni duke parë ndeshje apo programin tuaj të preferuar në IPTV pirate, dhe papritur nuk kemi më sinjal të jeni të sigurte se shërbimin nuk e merrni më. Digitalb dhe Supersport arrijnë të zbulojne menjëherë kartat që përdoren per pirateri, duke ua ndërprerë abonimin.

19:55
Të mbrohesh nga shantazhimet; Rreziku që kërcënon të miturit në rrjetin e internet

Ngjarjet abuzive në jetën reale shpesh e kanë patur zanafillën në botën virtuale. Me ndihmën e internetit, gjithçka përhapet më shpejt dhe më gjerë.

19:11
Kosovë, Haradinaj: Taksa nuk hiqet!

Qeveria e Kosovës është e vendosur për të mbajtur taksën 100% për mallrat e Serbisë.

18:52
NBA, Bryant “sulmon” Hardenin: Nuk fitohen titujt me këtë stil

Jo të gjithëve po i pëlqen ajo që po bën James Harden në sezonin aktual të NBA.

18:21
Grushta futbollistëve të Skënderbeut, Disiplina “përkëdhel” Kastriotin

Skënderbeu humbi ndaj Kastriotit të fundit të tabelës në ndeshjen e javës së shkuar, që u luajt në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

18:11
Të zgjuar falë alienëve! Studiuesja: Jemi hibrid i tyre!

“Toka është vizituar mijëra vite më parë nga alienë të ardhur nga yjësia Pleiades, të cilët nuk mundën që t’u mbijetojnë kushteve të planetit tonë”.

18:06
Ermal Meta rikthehet për koncert në Tiranë

Të gjithë ata që pëlqejnë zërin e kantautorit Ermal Meta do të mund ta ndjekin sërish nga afër.

17:54
Lufta mes maces dhe miut, shuhet misteri i hasmërisë mes tyre

Njohësja e kulturës kineze, Burbuqe Spahiu ishte e ftuara e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në Pesë”, për të folur mbi Vitin e Ri Kinez dhe zodiakun për secilën shenjë.

17:46
Gjiknuri dhe Majko në Senatin Amerikan: Vëmendja e SHBA, vendimtare për…

Ish-ministri Damian Gjiknuri dhe Pandeli Majko, ministri i Shtetit për Diasporën, me ftesë të Senatit Amerikan, morën pjesë në forumin mbi rolin agresiv të Rusisë në rajonin e Evropës Juglindore.

17:39
Po e filmonte, gjirafa fluturon në ajër regjisorin

Për të ishte një ditë normale pune, që nisi me filmimin e gjirafës Gerald, që pritej të dilte në qarkullim brenda disa muajve.

17:25
Denim, një model për guximtaret

Një nëndegë e kompanisë Denim, e famshme për stilimin dhe prodhimi e xhinseve ka dalë së fundmi me një model që kursen shumë copë, por që shkakton shumë bujë.

17:23
Këngëtarja e njohur fton këta kolegë për bashkëpunim, ja pse nuk do bashkëpunonte me…

Këngëtarja e talentuar Enxhi Nasufi ishte një nga të ftuarat e sotme të “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur mbi projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Ti”.

17:00
Kërkesa e krutanëve për Bashën: Mos i jep më dorën Edi Ramës!

Kruja ishte ndalesa e radhës e kryedemokratit Lulzim Basha.

16:59
TopAwards/ “Lejla” është e pakapshme, por Kida arrin 100 javë me “Anderr”

jo javë shënoi javën e 164-t për klasifikimin e “The Top List”, ku shumë projekte muzikore nuk kanë mundur ta përballojnë konkurrencën e hyrjeve të reja por disa të tjera po.

16:49
Rama, vizitë në një bujtinë në Prezë: Lehtësim taksash!

Në Prezë, 25 km larg Tiranës, kryeministri Edi Rama vizitoi një bujtinë të ringritur me mbështetjen e programit për zhvillimin rural, duke u kthyer në një sipërmarrje agroturizmi.

16:36
Basha: Është koha të ngrihemi si 500 vjet më parë!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar sot në Krujë për organizimin e protestës së 16 shkurtit në Tiranë.

16:24
Diagnostikohet me kancer gjiri, pornostarja i kërkon ndihmë fansave

Një aktore filmash për të rritur u ka kërkuar ndihmë financiare fansave të saj pasi u diagnostikua me kancer gjiri.

16:08
Abuzimet e të miturve fshihen. Thirrja e psikologëve: Mos i viktimizoni për së dyti!

Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë, ku ndodhi abuzimi seksual me një të mitur, sot ka një prani më të madhe psikologësh.

15:59
5500 të prekur nga kanceri në vit, ministrja Manastirliu: Jemi në nivelet e Europës

Në studion e emisionit “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se në vendin tonë preken nga kanceri rreth 5500 raste në vit, një shifër normale edhe për vendet evropiane.

15:47
Top Talk/ A është AH1N1 gripi i derrit? Ministrja thotë “JO”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi se në Shqipëri nuk ka grip derri.

15:47
Drogë në kufirin me Greqinë; Kapen 3 shqiptarë, 2 ikin me vrap

113 kg marijuanë janë kapur sot në kufirin greko-shqiptar.

15:42
Gripi me raste të rënda. Në Vlorë, 25 të sëmurë në reanimacion

Tetë pacientë janë shtruar në spitalin rajonal të Vlorës me simptomat e virusit AH1N1.

15:37
Gripi dhe fruthi. Të tre rastet e vdekjeve konfirmohen nga gripi

Fluks pacientësh nëpër qendra shëndetësore të cilët shfaqin simptoma të gripit. Mjekët thonë se më të prekurit janë fëmijët e vegjël dhe mosha e tretë.

15:34
Eurodeputeti grek ankohet në Bruksel: Shqiptarët po na vjedhin tokat

Çështja e pronave të minoritetit grek në Shqipëri është diskutuar në Bruksel. Eurodeputeti grek Kostas Chrysogonos kërkoi disa përgjigje, për atë që ai e cilëson si “vjedhjen e tokave të minoritarëve nga qeveria shqiptare”.

15:26
PS pranon dekretin e Metës. Do të rikthejë për diskutim në Kuvend ligjin e Kadastrës

Konflikti me Kodin Civil dhe cenimi i parimit të sigurisë juridike ishin pjesë e arsyeve për të cilat Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjin për Kadastrën.

15:15
Meta në Senatin Amerikan: Marrëveshja Kosovë-Serbi, të ketë garant SHBA dhe BE

Kreu i shtetit, Ilir Meta, ishte i ftuar nderi në Senatin amerikan nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Senatori Jim Inhofe, për të mbajtur fjalën në forumin me temë: “Sfidat e Rajonit të Europës Juglindore dhe përballja me ndërhyrjen nga Rusia”.

15:02
Arratiset kryetrafikanti. Operacioni “Rruga e gabuar” u dekonspirua

Gjatë operacionit “Rruga e gabuar” u prangosën me bujë 32 persona, kryesisht taksistë dhe shoqërues klandestinësh, por jo i dyshuari kryesor i grupit, Dritan Gramozi.

14:42
Franca përcjell për në banesën e fundit kandidatin për të qenë mbret

Franca i dha lamtumirën e fundit Henrit të Orleanit, njeriut që mund të ishte mbreti i saj.

14:31
Ngrohja klimatike, rrezik për akullnajat në Hindu Kush e Himalaje

Ndryshimi i klimës përbën një kërcënim në rritje për akullnajat në malet Hindu Kush dhe Himalaje, siç zbulon një studim i ri.

14:18
Efekti i çuditshëm që ka Peppa Pig te fëmijët po shqetëson prindërit

Fëmijët kanë nisur të gërrhasin në fund të fjalive pasi shohin shumë Peppa Pig në televizor, laptop, tableta apo celularë.

14:04
Zjarri në Paris, shkon në 10 numri i viktimave. Mes tyre një foshnje

Dhjetë persona, mes të cilëve një foshnje, kanë humbur jetën prej flakëve që përfshinë një godinë në jugperëndim të Parisit, në një lagje të pasur të kryeqytetit francez.

14:04
“Dashuri dhe Sakrificë”, nga 11 shkurti në Top Channel

Një dramë tërheqëse, e zhvilluar në sfondin e guroreve të mermerit të Karraras. Mes revoltave shoqërore, në një Itali që është në prag të Luftës së Parë Botërore, tregohen dy histori dashurie plot pasion.

14:03
Balluku: Projekti i Unazës së Re do të vijojë!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku deklaroi të martën se projekti i “Unazës së Re” nuk është anuluar, por do të vijojë.

14:00
Aplikoni për të qenë pjesë e “Diaspora”, në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube

Emisioni më i ri i Top Channel titullohet “Diaspora” dhe vjen në kanalin zyrtar në Youtube. Fokusi i saj janë shqiptarët kudo në botë.

14:00
I riu padit prindërit në Gjykatë: Më sollën në jetë pa më pyetur

Një 27-vjeçar nga India ka njoftuar se ka ndërmend të padisë prindërit e tij në gjykatë për një motiv qesharak.

13:57
“Fresku” me njësi të re, Veliaj: Shërbim i shpejtë për qytetarët

Një tjetër zyrë është hapur për njësinë më të re administrative në Tiranë, që do t’u shërbejë banorëve të Qesarakës, zonës së Freskut dhe atyre që banojnë pranë kësaj zone.

13:52
Drama e Emiliano Sala, qeni po e pret ende padronin e tij

Qeni i Emiliano Sala është ende duke pritur futbollistin që të kthehet në shtëpi, disa javë pasi avioni me të cilin po udhëtonte argjentinasi u zhduk nga radarët.

13:48
Nga studentët, te Basha. Albin Kurti, në selinë e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur këtë të martë në Tiranë, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti.

13:44
Ndeshjet e kthimit, Kupa e Shqipërisë ose “rruga tjetër” për Europën

Mesjava do të rikthejë skuadrat e Superiores në fushat e blerta, për të vendosur se cilat prej tyre do të vazhdojnë më tej në Kupën e Shqipërisë.

13:32
Marka e famshme e motorëve prezanton… biçikletë

Ducati ka prezantuar një biçikletë elektrike në bashkëpunim me Thok Ebikes.

13:31
Kryeministri çek, antiemigrant në politikë, jo në bizneset e tij

Kryeministri euroskeptik çek është një prej zërave më të fortë në vend kundër emigrantëve. Por, “Deutsche Welle” ka zbuluar se, në firmat e tij punojnë shumë punëtorë të huaj, të cilët për më shumë kanë hyrë në vend përmes rrugëve të dyshimta.

13:15
Banorët protestues ia dalin, llixhat e Dibrës nuk i jepen privatit

Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë në Prefekturën e Shkodrës ka anuluar lejen e dhënë për shfrytëzimin e ujërave termale te një firmë private. Vendimi u mor pas protestave të shumta që bënë banorët e zonës.

12:41
MotoGP, Marquez rikthehet me teste pas operacionit

Marc Marquez ka nisur përgatitjet për Botërorin e ri të MotoGP-së, që do të nisë pas disa javësh. Piloti spanjoll, që iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatull në dhjetor të vitit 2018, zbriti në pistën e Sepangut për të zhvilluar përgatitjet në prag të testeve parasezonale për sezonin e ri.

12:31
Neymar, festim me stil për 27-vjetorin e lindjes (Foto)

Neymar Jr. e festoi me stil 27-vjetorin e tij të lindjes. Futbollisti organizoi një festë të madhe në Paris, ku morën pjesë familja e tij, shokët e skuadrës së PSG-së dhe persona të famshëm.

12:23
Fshati i shtëpive bosh. Braktisja, për shkak të emigracionit

Në Kryevidh, prej vitesh nuk bëhen dasma. Në fshat ka rreth 300 shtëpi, por nëpër rrugë sheh dyer të mbyllura. Në 60 familjet që kanë mbetur, dyert më së shumti t’i hapin të moshuarit.

12:22
Spiropali: Përdhunimi u përdor nga opozita. Policia reagoi në kohë

Ngjarja e Kavajës është komentuar këtë të martë edhe nga zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, e cila sulmoi opozitën se e përdori këtë ngjarje politikisht.

12:17
Durrës, qytetarët do të monitorojnë ndotjen e ajrit

Durrësi është një nga qytetet me një numër të lartë të të prekurve nga sëmundjet kardiovaskulare, ato të mushkërive dhe tumoret, po në asnjë rast shifrat e ndotjes mjedisore dhe ndikimi i tyre në shëndet nuk janë bërë publike nga autoritetet përgjegjëse.

12:12
“Përplasja e qytetërimeve”, francezë e gjermanë: Islami bie ndesh me vlerat tona

Gati gjysma e francezëve dhe gjermanëve besojnë se Islami bie ndesh me vlerat e tyre kombëtare.

12:05
Alibeaj: Konfirmimi i Prelës, Reforma në Drejtësi ka dështuar

Konfirmimin e Donika Prelës në detyrë, si kryetare e Prokurorisë për Krimet e Rënda, e ka kundërshtuar Partia Demokratike, që përmes Enkelejd Alibeajt në deklaratën për medie, akuzon se vettingu po funksionon si vegël politike në duart e Ramës.