Skënderbeu humbi ndaj Kastriotit të fundit të tabelës në ndeshjen e javës së shkuar, që u luajt në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Por, përveç rezultatit zhgënjyes, korçarët morën si “dhuratë” nga tifozët kundërshtarë grushte dhe shkelma, pasi u goditën para fillimit të takimit në mungesë të forcave të rendit.

E teksa mendohej se FSHF-ja do të vendoste për një fitore në tavolinë të Skënderbeut pas dhunës, Komisioni i Disiplinës në këtë institucion thjesht sa i ka “përkëdhelur” krutanët me dënimin që ka dhënë.

Komisioni i Disiplinës e ka dënuar vetëm me dy ndeshje në fushë asnjanëse Kastriotin dhe ka pezulluar për 8 ndeshje një nga zyrtarët e klubit.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse do të luhen më takime në stadiumin “Redi Maloku”, pasi Komisioni i Licencimeve do të rivlerësojë impiantin.

Top Channel