Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku deklaroi të martën se projekti i “Unazës së Re” nuk është anuluar, por do të vijojë.

Ajo u shpreh se askush nuk mund ta mbajë peng Tiranën, ndërsa shtoi se ARRSH-ja nga sot do të jetë e detyruar që garat t’i bëjë publike dhe në transmetim të drejtpërdrejtë.

“Arsyeja pse po komunikoj me ju sot që është sepse dua që t’i jap fund aludimeve mediatike mbi projektin e Unazës së Re. Projekti është i përmirësueshëm dhe jo i anulueshëm. Procesi i shpronësimeve është sipas ligjit. Familjet në mes të katër rrugëve, qoftë edhe kur nuk e kanë një dokument, nuk do të lëmë. Loti i tretë do të këtë tryezë me specialistë me Bashkinë e Tiranës. I kam kërkuar ARRSH-së që të përgatisë një garë “live”, para kamerave dhe në sytë e publikut”, tha Balluku.

Top Channel