NBA, Bryant “sulmon” Hardenin: Nuk fitohen titujt me këtë stil

05/02/2019 18:52

Jo të gjithëve po i pëlqen ajo që po bën James Harden në sezonin aktual të NBA.

Ylli i Houston Rockets po thyen rekorde me performancat e tij fantastike ndeshje pas ndeshjeje. Ka 20 ndeshje me mbi 40 pikë në sezonin e rregullt, gjë që nuk ndodhte që në kohën e Kobe Bryant. Dhe pikërisht ish-basketbollisti i Los Angeles Lakers i ka dhënë një këshillë.

“Ka shumë mënyra për ta çuar në fitore ekipin tënd. Unë nuk jam shumë fans i stilit që ka zgjedhur Harden për ta bërë këtë gjë. Mendoj se është një stil me të cilin nuk fitohen titujt”, theksoi Bryant.

Përgjigjja e Hardenit erdhi pas ndeshjes ndaj Phoenix, ku shënoi 44 pikë: “Kemi shumë mungesa për momentin. Kur të kemi Chris Paul dhe Eric Gordon do të kemi më shumë opsione loje. Ndoshta Bryant ka të drejtë, por nuk kemi lojtarët kryesorë aktualisht”.

Top Channel