E premte, 09 Nëntor 2018
21:41
Ngërçi për Lleshin, ambasadorja franceze: Rama e Meta me eksperiencë, t’i japin zgjidhje

Ambasadorja franceze, Christine Vasak, nga Korça, e pyetur për ngërçin mes Ramës dhe Metës për dekretimin e ministrit të Brendshëm, u shpreh se Kushtetuta shqiptare është e qartë dhe kryeministri e presidenti janë persona me eksperiencë në politikë. “Unë mund të reagoj si juriste, por nuk më takon mua dhe kolegëve të mi të reagojmë për këtë situatë. Mendoj që si kryeministri ashtu edhe presidenti janë persona me eksperiencë në politikë që kanë shkëmbime permanente mes tyre dhe që e dinë shumë mirë se çfarë duhet të ndodhë”.

20:56
E sëmura me talasemi vuan për gjak, mjeku: Ik na lër rehat, gjak s’ka!

Fiks Fare solli sonte në mbrëmje rastin e një zonje e cila vuan nga talasemia, dhe në bankën e gjakut nuk ka gjak për të.

20:53
Peshkatari: “M’u duk si kukull mbi ujë. Kur qau, kuptova që ishte foshnje”

Edhe pse mes valëve në oqean, një foshnje 18 muajshe arriti të shpëtojë pas një ngjarjeje që mund të quhet vërtet mrekulli e frikshme.

20:30
Salianji shpreh debulesën për sytë e gjelbër

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është ngacmuar mbi shijet e tij për vajzat dhe jo vetëm kaq në “Një ditë me Dojnën”, rubrikën e “Pop Culture” në Top Channel.

20:19
NASA: “Tri asteroide njëherësh pranë Tokës të shtunën, 10 nëntor”

NASA njofton se këtë të shtunë, më 10 nëntor, tri asteroide do të kalojnë pranë Tokës brenda pak orësh.

19:54
52 grekë “non grata”, Athina: Shqipëria të largohet nga veprimet që rëndojnë marrëdhëniet

Vetëm pak orë pas shpalljes së 52 shtetasve grekë si persona “non grata” në territorin shqiptar, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme greke.

19:54
Kryebashkiakja e Romës rrezikon burgun

Prokurori publik i Romës ka kërkuar këtë të premte një dënim me 10 muaj burg për kryebashkiaken populiste të kryeqytetit italian, Virginia Raggi, mbi akuzat e praktikave korruptive të emërimeve në punë.

19:36
I ndëshkon gratë duke mos fjetur me to për një muaj

Ai ka tri gra, po pret fëmijën e 10-të, por plani është të ketë gjithsej 50 fëmijë. Kur njëra nga gratë sillet keq, ai e ndëshkon duke mos fjetur me të për një muaj.

19:30
“Po merrja një sy gjumë, për pak më futën në dhe të gjallë!”

Nga India vijnë gjithmonë histori të çuditshme, e tillë është edhe kjo e fundit.

19:24
“Brexit”, dorëhiqet edhe vëllai i Boris Johnsonit. Jo ishte ministër Transporti

Një tjetër Johnson është dorëhequr nga qeveria britanike për shkak të “Brexit”-it. Pas Boris Johnsonit, tashmë është vëllai i tij Jo Johnson që braktis Ministrinë e Transportit, e madje i bën thirrje publikut që të flasë sërish mbi çështjen e shkëputjes nga Bashkimi Europian.

18:55
Pronat, Rama premton zgjidhje nga Saranda: Ka nisur verifikimi i titujve të pronësisë

Sarandiotëve, Edi Rama u tha se rruga Kardhiq-Delvinë është strategjike për nga impakti që do të sjellë në zhvillimin e zonës.

18:51
Ervin Kurti nuk largohet nga Top Channel, në janar pjesë e së dielës

Pak kohë më parë u përfol se Ervin Kurti nuk do të ishte më pjesë e ekranit të Top Channel.

18:42
I mbijetoi masakrës në Las Vegas, vdiq te masakra në Kaliforni

Një nga personat që i mbijetoi sulmit të tmerrshëm në Las Vegas vitin e shkuar, kur një person i armatosur qëlloi mbi turmën e koncertit dhe vrau 59 pjesëmarrës, vdiq këtë të mërkurë nga një tjetër i çmendur, këtë herë në Kaliforni.

18:42
Meta dekreton shpalljen e procedurës së aplikimit për vakancën në Gjykatën Kushtetuese

Pasi dekretoi ndryshimin në ligjin për lojërat e fatit, Presidenti Ilir Meta pasditen e së premtes ka dekretuar edhe shpalljen e procedurës së aplikimit për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.

18:36
Demi i vë “flakën” Instagrami-t (FOTO)

Pasi “tërboi” grekët në ishullin e Santorinit me fizikun e saj mahnitës, Demi Rose ka kënaqur 7.8 milionë ndjekësit e saj në Instagram me dy foto tepër të nxehta.

18:01
Italia, Mancini le jashtë Balotellin, grumbullon 3 “të panjohur”

Sulmuesi kontrovers, Mario Balotelli është lënë sërish jashtë skuadrës përfaqësuese të Italisë, teksa trajneri axurr Roberto Mancini ka grumbulluar tri emra të rinj për ndeshjet e ardhshme, në listën e shpallur këtë të premte.

18:00
Të gjitha trevat shqiptare, nesër në “Shiko kush luan”

Të ftuar nga të gjitha trevat shqiptare do t’i japin një tjetër pamje e energji emisionit “Shiko kush Luan” me Luana Vjollcën këtë të shtunë në mbrëmje.

17:59
Basha: Shpresë për shqiptarët, PD program ekonomik me gjermanët e CDU-së

Në tryezën për programin ekonomik, me fokus tek çështjet e infrastrukturës, energjisë dhe dixhitalizimit, të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, kreu i opozitës Lulzim Basha, në prani edhe të dr.Martin Henze, Kryetar i Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU-së, u shpreh se CDU ka tek PD një partner të besueshëm dhe të vendosur, që I qëndron parimeve të demokracisë, shtetit ligjor dhe konkurencës së lirë.

17:48
Pamje nga arrestimi i autorit të dyshuar i vrasjes në Selenicë

Pak orë pas vrasjes së 64-vjeçarit Fatmir Hodaj në fshatin Kotë të Selenicës, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

17:45
Taksa produkteve serbe, “Lista Serbe”: Mbështesim çdo përpjekje për rrëzimin e qeverisë

“Lista Serbe” deklaroi se do të mbështesë çdo përpjekje për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës. Qëndrimi i subjektit kryesor politik të serbëve të Kosovës u bë publik përmes një deklarate, e cila ishte shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të ekzekutivit kosovar për t’u vënë taksa shtesë prodhimeve nga Serbia.

17:39
Meta dekreton “bastet”, ligji i ri mbyll të gjitha lojërat e fatit

Presidenti Ilir Meta dekretoi ligjin për lojërat e fatit. Ligji i ri parashikon që në një janar në asnjë cep të territorit të Shqipërisë të mos hapen pikat e basteve sportive, kazinotë elektronike dhe bingot.

17:38
Bota lind më pak. Fertiliteti bie me shpejtësi nga 4, në 2 fëmijë

Gjysma e vendeve të botës kanë sot një lindshmëri tejet të ulët për të ruajtur nivelin e tyre të popullatës.

17:32
Protesta në Unazën e Madhe, Basha i bashkohet banorëve

Në ditën e shtatë të protestës, banorëve të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe iu bashkua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai dëgjoi ankesat e tyre në një takim pa praninë e mediave. Në përfundim, krah tyre Basha akuzoi Edi Ramën se po ndëshkon pa të drejtë qytetarët.

17:16
Punëtorët e “by pass”-eve Fier-Vlorë, në protestë për pagat

600 punëtorë të firmave nënkontraktore, të cilat kanë punuar në ndërtimin e “by pass”-it të Fierit dhe “by pass”-it të Vlorës, protestuan për të 12-n herë në rrugën nacionale në hyrje të Fierit.

16:40
Top Talk/ “Ilir Metës i rri ngushtë stofi i presidentit”

“Unë gjykoj se Ilir Meta është më i fortë politikisht sesa kompetencat e tij. Ai është një personalitet i fortë politik, e në këtë kuptim, posti i presidentit i rri ngushtë. Unë besoj se Ilir Meta ka qenë dhe mbetet një alternativë politike”. Kështu do të shprehej i ftuari i kësaj të premteje në studion e emisionit “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, drejtori i Gazetës Mapo, Ervis Iliazaj.

16:37
Hell’s Kitchen/ Sonte, një personazh i ekranit bëhet pjesë e programit… dhe të tjera konflikte

Shef Renato është personazhi televiziv më i diskutuar i momentit. Reagimet e tij në Hell’s Kitchen në Top Channel nuk lënë askënd indiferent.

15:42
Vrasje në Selenicë. Qëllohet me armë gjahu kreu i njësisë administrative Kotë

Kreu i Njësisë Administrative në Kotë të Selenicës është vrarë këtë të premte me një armë gjahu, nga një bashkëfshatar i tij.

15:32
Medalje ari në xhudo, Kosova shkëlqen në “Tashkent 2018”

Në turneun e Tashkentit këtë muaj, delegacioni i Kosovës ka regjistruar rezultate mbresëlënëse në xhudo.

15:23
Në Topojë të Fierit, fermerët dhe peshkatarët: Na hapni rrugën!

Dhjetëra fermerë dhe peshkatarë në Njësinë Administrative Topojë të Fierit, prej disa muajsh nuk mund të shkojnë në vijën bregdetare të Semanit.

15:18
Rritja ekonomike e Shqipërisë, Brukseli ndryshon parashikimin në 4.1%

Komisioni Europian përmirësoi parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë 2018-ës, për shkak të ecurisë pozitive në gjysmën e parë të vitit.

15:13
Prokurorët, të mbingarkuar. Nga 210 dosje, duhet të zgjidhin dy çështje në një ditë

Në një kohë kur presioni ndaj prokurorisë, për të intensifikuar punën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, sa vjen dhe rritet, si nga publiku dhe institucionet e vendit, ashtu dhe nga ndërkombëtarët, Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur duke kërkuar shtim të numrit të personelit.

15:09
Koment/ “Nderimi” i shqiptarëve për Kacifan

Nga Alban Dudushi

15:04
Ramadan Troci, në vetting. Prokurorit të tokave në bregdet i gjejnë probleme me pronat

Këtë të premte ishte radha e prokurorit Ramadan Troci për të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në Pallatin e Kongreseve, për sa kohë ai është në listën prioritare të vettingut. Zoti Troci është kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe u vlerësua për të 3 komponentët.

14:36
“Hipokrati”/ Diabeti mellitus, lidhje me obezitetin e mungesën e aktivitit fizik

Diabeti mellitus është ndoshta një nga sëmundjet më të vjetra që njihet nga njerëzimi, i përshkruar që në antikitet e deri tek emri “diabet”, që për herë të parë u përshkrua si i tillë nga Arateus në shekullin II p.e.s.

14:36
Lleshaj: Në Bularat, provokime të papranueshme. 52 grekë, të padëshirueshëm

52 grekë u shpallën “të padëshiruar” për vendin tonë, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike.

14:33
200 landfille ilegale. Klosi: Ndodhen pranë lumenjve dhe bregdetit

Janë gati 200 venddepozitime plehrash ilegale që janë zbuluar në Shqipëri.

14:19
Lista për Ligën e Kombeve, te Franca grumbullohet Martial

Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial është kthyer në kombëtaren franceze të futbollit, për herë të parë pas përjashtimit të bujshëm për listën e Botërorit të kësaj vere.

14:12
Aleancë mes trajnerëve, Ancelotti përkrah Mourinhon

Përballë të gjithë atyre kritikave për reagimin polemizues dhe sfidën e hapur ndaj tifozëve të Juventusit, Jose Mourinho mori një mbështetje për fundin kontrovers të sfidës së Torinos, ku Manchester United mundi kampionët e Italisë.

14:02
Raporti i fundit për lindjet nëpër botë befason studiuesit

Studiuesit kanë njoftuar për një rënie të madhe të numrit të lindjeve në botë.

13:58
Treni do të rikthehet në Tiranë! Prezantohet buxheti në njësinë 9

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka prezantuar projektet e planifikuara për njësinë nr. 9, teksa i ka paraqitur banorëve të kësaj njësie projektbuxhetin e vitit 2019.

13:56
Kinë, prezantohet moderatori digjital i lajmeve

Agjencia shtetërore kineze e lajmeve, “Xinhua” prezantoi këtë javë pjesëtarin më të ri të redaksisë së saj të lajmeve; prezantuesin që do të raportojë pa u lodhur të gjithë ditën, për çdo ditë të javës, nga çdo vend i botës.

13:48
Sulmi në Melburn, policia e konsideron terrorizëm

Personi që i vuri zjarrin një makine dhe qëlloi me thikë 3 kalimtarë, një prej të cilëve ka humbur jetën në qytetin australian të Melburnit, ka vdekur më pas në spital pasi u qëllua nga policia.

13:43
Letër Haradinajt, Merkel ofron mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dërguar Ramush Haradinajt një letër, ku përcjell mbështetjen e Berlinit zyrtar për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

13:35
Dako i kundërpërgjigjet Bylykbashit: Harroje Durrësin! Ka ikur koha e burgaxhinjve

Sa herë që nga selia e PD-së del një përfaqësues i kësaj force për të vijuar kërkesën e parreshtur për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ky i fundit shfrytëzon rrjetet sociale për t’iu kundërpërgjigjur, sikurse ndodhi edhe këtë të premte ndaj Oerd Bylykbashit.

13:17
Shahu politik: Meta s’ndryshon qëndrim, kryeministri çon sërish emrin e Lleshit

Presidenti Ilir Meta foli për herë të parë me zërin e tij për propozimim për herë të dytë të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

13:07
Disiplina “burgos” Tiranën

Në prag të javës së 13 të Kategorisë Superiore, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije ndwshkimet ndaj parregullsive të një jave më parë në kategoritë e ndryshme të futbollit shqiptar.

13:04
Kombëtarja U21 gati për Maltën

Kombëtarja Shpresa do të luajë në datën 16 dhe 19 nëntor, dy miqësore përballë të njëjtit ekip, Maltës. Për këto dy ndeshje testi, trajneri Alban Bushi në konferencën për shtyp ka bërë publik emrat e gurmbulluar ku nuk mungojnë emra të rinj.

12:54
Basha takon protestuesit te Unaza e Re

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi përfaqësinë e protestuesve tek “Unaza e Re”.

12:51
Dhuna ndaj grave, në Berat shtohen rastet e denoncuara

Një në tre gra kërkojnë urdhër mbrojtjeje pranë drejtorisë se policisë së Beratit.

12:42
“Little Italy”, filmi romancë në kinemanë Imperial

Emma Roberts dhe Alyssa Milano sjellin në ekranin e madh të kinemasë Imperial romancën “Little Italy”.

12:34
Sekreti i vajit të mirë, ekspertët tregojnë si të dalloni falsifikimet

Këtë sezon prodhuesit e vajit të ullirit nuk do të kenë të njejtin vaj cilësorë si vite më parë. Kushtet e paqendrueshme klimatike si dhe prekja nga sëmundje të ndryshme të kësaj kulture, do të sjellin në treg vaj të cilësisë së dytë. Dhe pikërisht në prodhimin e këtij viti do të jetë e vështirë për të pasur vaj ekstra të virgjër.

12:26
Hetimi për ekstremistët që morën pjesë në varrimin e Kacifas

Të 12 të shoqëruarit, pasi u pyetën nga Policia e Gjirokastrës dhe agjentë të antiterrorit të ardhur nga Tirana, janë liruar pa zbardhur e premtja, pa u përmbushur orari zyrtar.

12:04
Përplasen 3 makina në aksin Ura Vajgurore-Berat, disa të plagosur

Një aksident ku u përfshinë 3 makina ka ndodhur në aksin rrugor Ura Vajgurore-Berat.

11:54
Bylykbashi: Dako duhet të jetë në burg për krim elektoral

“Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg”. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një dalje për mediat paraditen e së premtes.

11:48
Avatar në vend të policëve në kufi

Ai që do të dojë të hyjë në Bashkimin Evropian në të ardhmen nuk do të takojë në kufi një njeri prej mishi e gjaku, por një nëpunës policie të krijuar nga kompjuteri.

11:38
Prokurori që hetoi Fullanin, në “sitën” e vetting-ut

Prokurori Ramadan Troci doli përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) paraditen e së premtes.

11:13
Qytetet më të mira në botë për vitin 2019 (Foto)

Londra mundi Parisin, Nju Jorkun dhe Tokion duke u renditur qyteti më i mirë në botë për vitin 2019.

11:12
“Bularati”/ Rama: S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit

Kryeministri Edi Rama iu kthye ngjarjes në Bularat të Gjirokastrës.

11:08
Fleckenstein: Nuk e di nëse Kacifa duhej qëlluar

Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, deklaroi se pyetja mbi ngjarjet në Bularat është nëse duhej qëlluar apo jo Kostandin Kacifas.

10:59
NATO vlerëson rolin e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg përgëzoi trupat shqiptare në Heart, për rolin e tyre kryesor në misionin kundër terrorizmit në Afganistan.

10:53
Fleckenstein komenton “Lleshin”: Duam ministri funksionale

Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, ka komentuar konfliktin mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta në lidhje me dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

10:30
“I shpërqendruar nga sulmet e brendshme, Trump do të tërhiqet dhe nga jashtë”

Disa nga pyetjet që do të bëjnë udhëheqësit botërorë këtë të mërkurë është se sa do të zgjasë presidenca e Trump dhe nëse versioni i tij i Amerikës do të vazhdojë të mbetet.

10:23
Rama: Rifirmosa kërkesën për dekretimin e Lleshit

Kryeministri Edi Rama njoftoi në Twitter se sapo ka rifirmosur “për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës”.

10:21
Ngjarja në Bularat, reagon Bushati: Situatat janë përtej kontrollit njerëzor, ndërsa sjellja…

Me anë të një statusi në Twitter, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar për skenat që u panë dje në Bularat, gjatë varrimit të Kostandinos Kacifas.

10:11
Gjiknuri: Firmoset kontrata dhe fillon puna për Bypass-in e Vlorës

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, njoftoi se “në përfundim të procesit të procedurave konkurruese për përzgjedhjen e kompanisë kontraktore që do të kryejë punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës, Autoriteti Rrugor Shqiptar nënshkroi kontratën me Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”.

09:53
“Lleshi”/ Meta: Ftoj amatorët që të lexojnë Kushtetutën

Presidenti Ilir Meta foli para mediave për çështjen e mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

09:47
Ferrari, me sytë nga titulli i Konstruktorëve

Objektivi më i rëndësishëm, titulli i Pilotëve u sfumua dhe shkoi me meritë në favor të Lewis Hamilton, por në kampin e Ferrarit nuk e kanë humbur shpresën se mund të ngjiten në shkallën më të lartë të podiumit, të paktën në garën për Konstruktorë.

09:28
Shpërndanin drogë pranë shkollave, dy të arrestuar në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave.

09:20
Sulm me thikë në Australi, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një person në Australi ka vrarë një njeri dhe ka plagosur dy të tjerë pas një sulmi me thikë në Melburn.

09:06
Wayne Rooney grumbullohet me Anglinë… për ndeshjen e lamtumirës

Trajneri i kombëtares angleze mbrojti me forcë vendimin për të përfshirë në skuadrën e tij për herë të fundit sulmuesin Wayne Rooney, futbollistin legjendar që në këtë mënyrë do t’i japë lamtumirën përfaqësueses në mënyrë të denjë.

08:43
“Superklasikja” latine, sekretet e një finaleje historike

Mungojnë gjithnjë e më pak orë nga “Superklasikja” e shekullit në futbollin e Amerikës Latine, që do të vendosë jo vetëm kush është skuadra më e fortë e Buenos Airesit, por edhe ajo që do të dominojë kontinentin.

08:05
Lirohen gjatë natës 12 grekët e shoqëruar pas varrimit në Bularat

Janë liruar gjatë natës 12 shtetasit grekë të shoqëruar pas varrimit të Konstandinos Kacifas, ditën e djeshme në Bularat.

05:12
Administrata Trump nis punën për kufizimin e kërkesave për azil

Administrata e presidentit Trump ndërmori një hap të madh të enjten për të kufizuar pretendimet e azilit nga emigrantët, duke parashtruar një rregullore që do t’i bënte individët të papërshtatshëm për azil, nëse kalonin ilegalisht kufirin jugor të SHBA.

04:02
Conte dhe Chelsea përfundojnë në gjyq, italiani kërkon 23 milionë euro

Chelsea provoi të gjente një marrëveshje me Antonio Conten për prishjen e kontratës, por trajneri italian ndihet viktimë e një padrejtësie dhe nuk bën prapakthehu në rrugën e tij. “Divorci” mes bluve të Londrës dhe trajnerit nga Salento do të zgjidhet në gjykatë.

03:25
Partizani paguan gjysmën e dënimit, ndaj laçit me tifozë

Partizani do të ketë mbështetjen e tifozëve në takim e radhës në Superiore, të dielën e ardhshme me Laçin në “Selman Stërmasi”.

02:38
Gorbachev ngre alarmin: Po shkojmë drejt një tjetër Lufte të Ftohtë

Mikhail Gorbachev, kreu i fundit sovjetik, paralajmëroi se duhet dalë kundër rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, dhe tha se nuk duhet të ketë kthim në Luftën e Ftohtë.

01:56
Google: Do të ndryshojmë trajtimin e pretendimeve për ngacmime seksuale

Google ka thënë të enjten se do të ndryshojë mënyrën se si merret me pretendimet e ngacmimeve seksuale, një javë pasi 20,000 punonjës të saj anembanë botës dolën jashtë zyrës së tyre për të protestuar ndaj reagimit të kompanisë ndaj këtyre çështjeve.

01:11
Bisedimet për denuklearizimin, Koreja e Veriut shtyn takimin me Mike Pompeon

Zyrtarët e Koresë së Veriut shtynë një takim me Sekretarin Amerikane të Shtetit, Mike Pompeo, që ishte planifikuar për këtë javë dhe ku pritej të diskutohej mbi çështjen e denuklearizimit të gadishullit korean.

00:29
Tsipras ul tonet: Sot ditë zie, por duhet të shohim përpara

Vëmendja e opinionit publik në Shqipëri, por edhe atij grek, ishte përqendruar në Bularat gjatë ditës së djeshme, pasi u mbajt ceremonia mortore e Kostandinos Kacifas.

E enjte, 08 Nëntor 2018
23:52
Pa Kufij 2 – Episodi 8

Pasi një sasi e madhe kokaine e manipuluar nis të përhapet nëpër rrugët e Londrës, ekipi merr raportime të një numri alarmant vdekjesh.

23:44
Ekstremisti Haralamb Karathanou mes 12 të shoqëruarve nga policia shqiptare

Policia e Shteti njoftoi se ka shoqëruar 12 persona për ngjarjen e Bularatit të enjten pasi shpërdoruan ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste.

23:10
Arsenal kualifikohet edhe me barazim, Milani nuk ia del ndaj Betisit

Milan vendosi në rrezik kualifikimin pas barazimit 1-1 ndaj Real Betisit në Spanjë. Përballja andaluziane u zhbllokua nga argjentinasi Lo Celso në minutën e 12′, por kuqezinjtë barazuan pas pushimit.

22:39
Taksa prish takimin Thaçi-Vuçiç, Presidenti serb: S’ka dialog me Kosovën deri sa të heqë vendimin

Ka përfunduar takimi në Bruksel ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç. Edhe ky takim është ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

22:17
Open/ Zbulohen kush janë 12 personat e shoqëruar në Gjirokastër

Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raportoi nga Gjirokastra se çfarë po ndodh pas ceremonisë së varrimit të Kostandino Kacifas në Bularat të Gjirokastrës.

21:55
Personi që vrau 12 persona në SHBA, “Vetmitar, kërcente vetëm në garazh”

Personi që banonte me vrasësin e 12 të rinjve sot në Kaliforni, thotë se ai ishte tip vetmitar, i çuditshëm e që kërcente vetëm në garazh.

21:51
Open/ Mesila Doda: Bularati i planifikuar, do ketë sërish provokime

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë për Drejtësi, Integrim e Unitet, Mesila Doda e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se shumë shpejt do të ketë provokime të tjera në jug dhe se ngjarja e Kostandin Kaçifas ishte e llogaritur.

21:45
Lotaria për pushime falas te “Ishulli i Seksit” tërheq mijëra aplikantë

“Me mijëra persona kanë hyrë në garë për të fituar një biletë falas te i famshmi ‘Ishulli i Seksit’”, thanë organizatorët.

21:42
Fiks Fare/ Oficeri i policisë, pazare për prokurorin me të kërkuarin

Fiks fare denoncoi veprimet e një oficeri të Policisë Gjyqësore, i cili bën pazare për prokurorin me një person të shpallur në kërkim. Me zë dhe figurë, oficeri bisedon me këtë person, duke e instruktuar si të veprojë me organet e drejtësisë. Niko Hysaj denoncoi në emisionin investigativ se vëllezërit e tij po mbahen padrejtësisht në burg. Ai thotë se ata janë denoncuar për plagosje të lehtë dhe më pas ka ndryshuar akuza në plagosje të rëndë. Sipas Nikos, dy vëllezërit e tij kanë pasur konflikt me kushëririn e parë për çështje pronësie.

21:38
Ky folës lajmesh nuk është qenie njerëzore

Në pamje të parë nuk duket fare, por ky folës lajmesh është thjesht imazhi i një folësi të vërtetë lajmesh, i cili tani vihet në lëvizje falë inteligjencës artificiale.

21:26
Teknologjia bën tre të paralizuar të çohen në këmbë

Tre njerëz të cilët kishin vite që ishin paralizuar dhe u ishin hequr të gjitha shpresat, nisën të ecin sërish falë një implanti elektronik që shkencëtarët u vendosën brenda shtyllës kurrizore.

21:26
Open/ Ekstremisti grek hyri në Shqipëri në mënyrë ilegale

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raportoi “live” në emisionin “Open” mbi situatën në Bularat pas mbajtjes së ceremonisë mortore të Kacifës ditën e sotme, duke bërë të ditur se 12 persona janë ndaluar në Kakavijë.

20:43
Përfundon takimi tripalësh, Thaçi: S’ka arsye të frikësohemi në ballafaqimin me Serbinë

Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel mes Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

20:30
Pas Bularatit, bllokuan aksin kryesor, shoqërohen 9 persona në Gjirokastër

Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të Kostandin Kacifës në Bularat, aty ku edhe u qëllua për vdekje nga forcat RENEA pasi kishte qëlluar më parë në ajër dhe ndaj forcave të rendit, shtetasit grekë të ardhur enkas për këtë ceremoni kanë zbritur në aksin kryesor Gjirokastër-Kakavijë.

19:58
Ilaçet nuk “flasin” shqip. Në treg në gjuhë të huaja, në kundërshtim me ligjin

Në tregun e hapur farmaceutik, barnat nuk shiten sipas “ligjit të barnave”. Kjo, pasi pjesa më e madhe e tyre nuk kanë paketimin dhe fletën shoqëruese në gjuhën shqipe.

19:30
Thaçi takohet me Mogherinin: U pajtuam për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar mbrëmjen e kësaj të enjteje me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, në Bruksel, aty ku pas tij, shefja e BE-së për politikën e Jashtme dhe Sigurinë mikpriti edhe homologun serb të Thaçit, Alexandar Vuçiç.

19:03
Kush është Manfred Weber?

Ligjvënësi gjerman në BE, Manfred Weber ka fituar garën për të udhëhequr partitë e qendrës së djathtë në zgjedhjet e bllokut, që do të mbahen në muajin maj. Weber, po ashtu do të jetë kandidat i Partisë Popullore Europiane (EPP) për t’u bërë kryetar i Komisionit Europian.

18:56
La Kosovën për Shqipërinë, Ismaili: Jemi një komb!

Në listën e fundit të Christian Panucci, binte në sy emri i Ardian Ismajli, kapitenit të Shpresave të Kosovës, i cili tashmë do të jetë pjesë e Shqipërisë.

18:36
Rama në Lezhë: Frytet e reformave do i gëzojnë gjeneratat e reja

Fushata e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste ndali Edi Ramën në Lezhë, ku u shpjegoi të rinjve të FRESSH-it ndryshimin që sipas tij arrin të sjellë politika.

18:30
Po transportonte 97 kg kanabis, ndalohet shoferi i linjës Sarandë-Athinë

Një sasi prej 97 kg kanabis u sekuestruan gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes në Kalpaq të Janinës, në një autobus të linjës Sarandë-Athinë.

18:07
Weber zgjidhet në krye të PPE-së

Partitë europiane të djathta kanë zgjedhur këtë të enjte europarlamentarin gjerman, Manfred Weber, për t’i udhëhequr drejt fushatës së re elektorale të vitit të ardhshëm në Europë, e sigurisht duke i dhënë atij një shtysë për postin më të fuqishëm në BE.